Arber Zaimi

Archive for Shkurt, 2012|Monthly archive page

ujërat s’janë ashtu si duken

In Vjersha on 29 Shkurt, 2012 at 19:01

retë vijnë vërdallë për ty

borë s’po bie e ndihet mall i akullit

ditëve nxeh një diell-siklet

që sa fshihet lëshon pas kallkan.

muzës i bie n’mend poeti që është ikur

përtej, diku ku zhurma zhgjëndrra tret

 

përplasje, luftë, pamundësi dashurie

ajo mendon: ai t’i ngjajë shiut

(në fakt ai gjithë kohës është kah bie)

kur s’bie s’është… i ngjan

në fakt, poaq i sikletshëm, acarues, problematik

nëse s’bie, për shiun të merr malli…

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Advertisements

Turboshow, mjet i pushtetit

In Artikuj on 29 Shkurt, 2012 at 13:35

Në një artikull të Vukša Velickovic (Qejfet mëkatare të Serbisë – Kush ka frikë nga turbo), botuar prej Institutit të Shkencave Humane – Vienë, më ra në sy një rrëfim anekdotik për një ngjarje që paskësh ndodhur në fillim të viteve 1990 në Beograd, ndërkohë që Jugosllavinë e kishin mbërthyer shkulmet e luftërave dhe pasionet nacionaliste: në një talk show televiziv ishte ftuar ultra-nacionalisti Vojislav Šešelj, ndërkohë që pranë tij qe e ftuar ylli i turbofolkut, Dragana Mirkovic. Emisioni të tillë e kishte formatin, ftonte në të njëjtin log politikanë e vip nga bota e spektaklit duke i bërë të flisnin nga pak për gjithçka me një lloj lehtësie, apo siç i thonë ndryshe, një lloj “sportiviteti” që pritej mirë me sa duket edhe nga publiku. Në atë pjesë të emisionit Seselj tregon një nga ato barsaletat brutale e lapërdhare që tregohen nëpër ballkan, kësaj radhe me mënyrën se si plumbat ia “zbukurojnë” kafkën e një kroati. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

çka gjallë çka jo

In Vjersha on 29 Shkurt, 2012 at 10:49

tej cilave qelqe avulluar e përcolle vjeshtën

q’u ul e ndejti në qerpikë të tu si pluhur metalik

a e ngrite dot folenë, lejlek në mes shumë sorrash

fije më fije

sqep më sqep?

ndërsa e bardha muzë tretet tej në mjegull

thur-shthur pëlhura perëndimi e trishtimi bashkë

majat i janë mbuluar borë, majat e kuqe, aty ku l’kura është m’e ndjeshme

e sytë zbërdhylur tek rënkon se i morën shpirtin… Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Industria e Zbrazëtisë (Individualizimi i Arsimit të Lartë)

In Artikuj, Ese on 28 Shkurt, 2012 at 18:27

Në një letër të hapur drejtuar redaktorëve të gazetave franceze në vitin 1979 intelektuali francez Pierre Vidal-Naquet shpreh shqetësimin e tij për lavdet që i thuren veprës Le Testament de Dieu që sapo kish botuar filozofi Bernard Henri-Lévy. Sipas Vidal-Naquet libri i Henri-Lévy përbënte “një inflacionim të kulturës së mendimit kritik, plot me gabime trashanike, amulli konceptesh e kontekstesh, citimesh të rreme apo pohimesh jo-logjike”. Konkluzioni i natyrshëm është që mbështetja institucionale, akademike e mediatike që i jepej kësaj vepre apo veprave të ngjashme (që sipas Vidal-Naquet shfaqnin një injorancë të thellë në temat të cilat trajtonin, qoftë kjo histori antike greke, histori biblike apo histori bashkëkohore) do të bënte që diskursi intelektual ta humbte integritetin e vet e të kthehej në një fenomen pop. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Mythistorema

In Përkthime, Vjersha on 28 Shkurt, 2012 at 15:17

1.

Engjëllin –

tre vjet e pritëm, me vëmendje të fiksuar,

tek vëzhgonim nga pranë

pishat bregun yjet.

Dikush me plor parmende, dikush me kiç t’anijes

rrëmonim të gjenim dhe një herë farën e parë

që drama e kahmotit të mund t’ia niste prapë.

Në shtëpitë tona u kthyem rraskapitur,

gjymtyrëmpirë, buzëplasur

prej shijes së ndryshkut, prej ujit të njelmët. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Che fece… il gran rifiuto

In Përkthime, Vjersha on 28 Shkurt, 2012 at 13:12

Disa njerëzve u vjen dita

kur duhet me e shpall një Po të madhe

apo një Jo të madhe. Menjëherë duket kush e ka një Po

gati me vete; dhe ndërsa e thotë,

 

ngjitet prej lavdisë në lavdi, i fortë në bindje.

Ai që mohon nuk pendohet. Në e pyetshin rishtaz,

sërish thotë jo. E prapë kjo jo – kjo jo e drejtë –

s’ka për ta lënë të ngrejë krye asnjëherë.

 

Costantinos Kavafis

Përktheu: A. Zaimi

një a dy?

In Vjersha on 28 Shkurt, 2012 at 02:10

vjen ëndrra, nimfë ujërash të ëmbla

buzët lagura me pranverë, t’merr ndoraz e të nxjerr prej dimrit

 

tregoja fytyrën tënde t’errët, atë me mjekër t’zezë

 

luftë, grrithje, britma, e stërkala djerse-gjaku n’sa ndeshen të dy palët mizorisht a mund të hahet muza? stërkuqur vende-vende posi mjedra e papjekur

apo thana – ajo pyet: cili ka qenë

objekt i fundit që t’ka shtënë të pikturosh e të ka lënë

gjithë natën mbi telajo, çehreverdhë

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Eksportojmë trupa, importojmë tru

In Artikuj on 27 Shkurt, 2012 at 02:33

Qëllon shpesh që shqiptarët e rinj, shumica e atyre që po jetojnë dekadën e dytë a të tretë të jetës së tyre e gjejnë veten para një dileme shumë të madhe: Të shkojnë jashtë shtetit që të zhvillojnë potencialin e tyre fizik e shpirtëror, që të ndjekin talentet e vokacionet e tyre e që të mbërrijnë një mirëqenie ekonomike; apo të rrinë në atdhe, pranë njerëzve që duan, pranë familjes së tyre, pranë qytetit, apo shoqërisë. Dilemë e dhimbshme kjo, për të ardhmen individuale të sakrifikosh të ardhmen shoqërore. Dilemë që jo rrallë rezulton në vendimin për të braktisur qytetarinë si një projekt i përbashkët, e të shkosh në emigracion për t’u përballur me procese të integrimit individual, apo siç do të quhej në gjuhë sociologjike, procese të tëhuajësimit.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

“Parajsa” që e quajmë Evropë

In Artikuj, Ese on 27 Shkurt, 2012 at 02:07

Ideologjia e dedikimit ndaj BE, si shuarje e mohim i subjektit plural (popullit politik)

Ideologjia perëndimoro-evropianiste, dominimi i opinionit publik e politik prej premtimeve të pambarimta të politikanëve të të gjitha palëve, në Shqipëri ka marrë përmasa të stërmëdha. Disidenca e kritika ndaj kësaj ideologjie nuk pritet mirë, përkundrazi, përbuzet e kundërshtohet haptazi, duke të kujtuar në një farë mënyre hegjemoninë e një tjetër ideologjie, asaj para ’91. Por nëse totalitarizmi i shkuar u shfaq si një tragjedi, ky i dyti – për të kujtuar parashikimin e Hegelit – shfaqet si farsë. Duket komike të shohësh se si në pluralizmin e shumëpritur palët kritikojnë njëra-tjetrën se kush është më në përputhje me udhëzimet e BE-së apo të miqve tanë perëndimorë. Politikanët garojnë me dekorata që shpallen në progres-raporte, dhe kritikojnë njëri-tjetrin po me ato progres-raporte. Ministrat mburren për kontribute konstruktive kombëtare në strukturat ndërkombëtare. Me pak fjalë, janë të gjithë në të njëjtën rrugë, ecin në të njëjtin drejtim, i shërbejnë qëllimit të njëjtë, dhe akuzojnë njëri-tjetrin për sabotazh, apo për ngadalësim të procesit. Dhe këtë e quajnë pluralizëm… Gjithçka merr formën e melodramës dhe anon nga komikja, nëse mban parasysh psh. diskutimin që zhvillohet aktualisht në BE, apo rëndësinë që paraqet Shqipëria për vetë BE-në. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »