Arber Zaimi

çka gjallë çka jo

In Vjersha on 29 Shkurt, 2012 at 10:49

tej cilave qelqe avulluar e përcolle vjeshtën

q’u ul e ndejti në qerpikë të tu si pluhur metalik

a e ngrite dot folenë, lejlek në mes shumë sorrash

fije më fije

sqep më sqep?

ndërsa e bardha muzë tretet tej në mjegull

thur-shthur pëlhura perëndimi e trishtimi bashkë

majat i janë mbuluar borë, majat e kuqe, aty ku l’kura është m’e ndjeshme

e sytë zbërdhylur tek rënkon se i morën shpirtin…

 

po shpirti është bërë për t’u marrë

– fjalë – thotë ajo – fjalë, po majat janë bërë për dimra e pranvera

e këto fjalë janë bërë për t’u belbëzuar

përnën mbuloja, veç kur betohesh që je i bërë prej së vërtete,

prej së vërtetës je i bërë veç nën mbulesa

e në e zbulofsh veten ajo shkon, duhet një koagulant që ta mbajë gjallë e rrjedhshëm

 

grimca e lecka, ik andej, larg prej meje poet, ti dhe koagulantët e tu –

thotë muza, edhe pse dihet se larg

të gjithave je, dhe aty do të rrish, dhe po të mos lëvizësh shumë

po të kesh fat

do të të marrë me vete ndonjë uragan që kthehet në shtëpi me zemrën e butë

që t’i tregosh bjeshkët

vendet me borë ku zanat kanë shtëpinë fillestare

 

jashtë xhamave bie shi e furtunë, muza nuk di të justifikohet

ajo po pi një tas të madh me qumësht me kakao

e ulur në fund të krevatit

me flokët e kapura majë kokës.

duket gjashtëvjeçare, e sapozgjuar, e syfilxhantë

me ëndrra nëpër duar dhe flokë të llastuar

aty ia kishin lagur buzët me mjegull zanash. s’e di po

ndoshta muza paska qenë vetëm imazhi

i gruas, që në fakt është bija jote

e po-e-ti?

konsumator çokollatash e pijesh interesante

e merr fëmijën muzë

ia puth të bardhën e f’tyrës

dhe shkon

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: