Arber Zaimi

ujërat s’janë ashtu si duken

In Vjersha on 29 Shkurt, 2012 at 19:01

retë vijnë vërdallë për ty

borë s’po bie e ndihet mall i akullit

ditëve nxeh një diell-siklet

që sa fshihet lëshon pas kallkan.

muzës i bie n’mend poeti që është ikur

përtej, diku ku zhurma zhgjëndrra tret

 

përplasje, luftë, pamundësi dashurie

ajo mendon: ai t’i ngjajë shiut

(në fakt ai gjithë kohës është kah bie)

kur s’bie s’është… i ngjan

në fakt, poaq i sikletshëm, acarues, problematik

nëse s’bie, për shiun të merr malli…

 

rënia është subjektive

ai quhet shi pse bie, e nëse s’bie velur

mbrëmjesh nëpër gjysmëhije

është diçka tjetër. ai nuk është

subjekt-substancë, fjalë veshi

shpërndarë përnën avuj të rakisë, të rakisë

 

gjysmë litri raki, treqind gramë duhan

ajo del

të shetisë, i pëlcet koka brenda

brenda shtëpisë e brenda kokës

kumbon mungesa tek përplaset me praninë

ku do të shkosh, ku do të ecësh? pyet ai

jo se ka ndonjë kuptim, është

thjesht çështje kohe, çështje pasioni

me të papërshtatshmen

 

natën

secila rrugë ka të njëjtin sens

nuk ka itinerare të zakonshme

e për një muzë nuk ka as nga, ku, si…?

ç’bën kur shetit? – ajo thotë jo

nga e kthen f’tyrën, nga i mban sytë?

ajo tund kokën, nis të vishet ndërsa thotë

se kur shetit zgjedh rrugën që i duket më gabim

 

ai zhvishet, gjelbër, dritë hëne

i ftohti reflekton lëkurë të tij

si janë shëtitjet e tua?

pse nuk shetit te unë edhe sot?

po ajo shkon, një muzë ka nevojë për kallkan

mbase i shfryhet koka

mbase humb, në fund, ajo kërkon vetëm të humbë

 

muza del, luan me terrin e tij,

e ti rri, shfleton harrimin,

premton me vete se nëse muza i humb

nëpër sheti ai do të niset që ta gjejë

i bindur që humbet dhe veten gjithsesi

se s’është aq larg këtij fati-blues që tani

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: