Arber Zaimi

kuaj

In Vjersha on 1 Mars, 2012 at 15:04

kuaj të vetmuar

skllevër të mbyllur nëpër stalla katundarësh

a mbretërish, si dashuri të forta pas njerëzish të pavlerë

ajo ul sytë, ti ngre përsipër edhe njërën gotë

jeshile, në një vrull që shkrin tavan e dysheme.

ajo i thotë se s’vjen; qytet i tërë përmallet

qytet i shkarë mendsh, qytet që rri e tallet

i ulur, i stërulur tryeza dashurish

harbute, një mik i vjetër e një plagë akute

shtriqet mbi bimë të fillimdimrit

kuaj

skllevër të mbyllur, lënë në vetmi

rreze të rëna, ajo tash nuk e di, pas saj

vjen hëna, e përtejmalltë, ajo, pak dritë edhe pak hi

pak ikje, pak humbëtirë, se s’kish se si…

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: