Arber Zaimi

herefundit

In Vjersha on 18 Mars, 2012 at 00:59

Planes by color, 1910-11, František Kupka

pra vijnë ca pamje, ca figura, ca mirëseardhje në mes

të dheut, e bukura e dheut në mes të zeros.

kapërdihesh, ajo ngjitet prej fytit në fytyrë,

se ajo çka vjen si tingull,

shkon si ngjyrë. përmbrapsh

shkon lëmshi nëpër tru.

ndjen shpatullat të zgjerohen

a thua ti qytetin e parë je kah ndërton

tani si një strehë të zbehtë për të shkuar

prej asaj. me duar të ftohta, përthyer në faj

të askujt, me kyçe dhe gishta të vegjël, të vegjël

që shtrëngohen dhe vriten, dhe përkëdhelen të vegjël

shko thuaju maleve që tani ke rënë betoneve përmbi,

s’ke ku të lindësh veç mbi gri, dhe bërtet, klith

e lë të dalë ngadalë, atë që duhet të kishte

lindur me arrogancën e kuqe të rebelit

e kap për fyti, ia ngul gishtat në qafë

e shtrin përdhe

dhe e puth zvarrimthi

në emër të drejtësisë

në emër të njeriut që mbjell fara pikturash

këngë prej karriges s’ëndërrimit

shpresa që grimohen faqe

lirisë për të zgjedhur

dhe fundfillit gjakës të dashurisë

që imponohet

tirane

 

herefundit

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: