Arber Zaimi

përrallë numër 2 deri në 3

In Vjersha on 28 Mars, 2012 at 11:10

Musique, 1904-05 - André Derain

ti pi e pi der’ më

në fund ajo ia nis të rrëfejë

si paska ndrequr shtëpinë, e tash na qenka në konak

të mirë e të sigurt

(me përjashtim të vetmisë – i vetmi send

që reziston simptomatik

si për ta vënë para saj

pasqyrën e frikës dhe pasigurisë

që e kanë bërë kaq të bukur)…

 

këmbëngul t’i shkruash doherë

ia ngrohin zemrën fjalët e parëndësishme të kujtdoe shton ca fjalë të tjera

për të të thënë sa më gjatë

që e ka marrë malli për një këngë.

ku janë sytë e sajqë zakonisht lëvizin poshtë e lartë e lartë e poshtë

plot vetëbesim?

 

e dinë që janë shumë interesantë

sytë e saj të zinj, sy si titull kënge

që dikur është kënduar prej baballarësh tashmë të largët.

melodi e zhveshur prej epike

që sot yndyrshëm stërhollohet në nota jazz-i.

e asaj sytë i mbetën indiferentë

por veshët iu kënaqën, me sa duket

s’mjafton errësira

për t’u ndërgjegjësuar që sytë faktikisht s’janë

aty, por veçse hija e tyre

që i mbijeton shiut sa kohë që ti gënjen

e s’gënjen

nëpër lista

alfabetike

miqsh

që s’janë tamam miq

po as më shumë nuk duhet që të jenë

përderisa s’rrihen e s’njihen

veç pihen, e pihen, e pihen.

në sfond të errët artista

të dështuar

që mbledhin lulëkuqe të thara.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: