Arber Zaimi

hypnerotomachia

In Vjersha on 29 Mars, 2012 at 02:12

Hassan Badreddine el Bass Raoui (Conte des 1001 nuits), 1918 - Kees van Dongen

vallë është vërtet kaq ndjellëse sa nëpër ëndrra

apo jam unë që jam përfundimisht i pirë?

do të qe mirë të isha i pirë – thotë ajo

ndoshta nga që ka shumë cene brenda meje, a ndoshta pse nuk jam në temë

po pse vallë ka kaq cene brenda meje?

ndoshta pse lëshohem edhe bie prej qielli i ngrirë, i bardhë, i ndarë në mijëra copëza të vockla kristaline?

nuk e di…

do të doja të isha çarçafi që mbështjell lakuriqësinë tënde

por të të mbështillja ngushtë (edhe pse nuk janë bash këto fjalët e duhura)

ndërkohë që ti ndjen ca grimca përqafimesh

që të japin të kuq faqesh

e ti e di që jam unë

e ti e di si ndihesh prej gjithë kësaj

e ti e di pse s’duhet

e pse përpiqesh që të mos ndodhë

tash ngrihesh e ikën, se ke një punë fiks pas dhjetë minutash

e nuk do t’kthehesh deri në nëntë e gjysëm

ndërsa unë pyes veten

pse s’duhet?

e pse përpiqesh që të mos ndodhë?

 

(për t’u redaktuar shumë shpejt…)

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: