Arber Zaimi

përgjumje e përflakur

In Vjersha on 29 Mars, 2012 at 13:20

Golconde, 1950 - Rene Magritte

ishte mëngjes i zakonshëm përgjumjesh dhe

aq shumë ish nevoja për atë përqafim

trupi që pastrohej helmit përmallej për frymëzim

ajo shkon e bën dush, ha mëngjes edhe del se i duhet

të shkojë diku, të takojë dikë që nuk ka qejf të presë,

meqë sot paska diell

e unë siç dihet nuk i kam mirë punët me diellin

para se të ikë të shpjegon që ka dashur të të thotë

atë që të ka thënë; në përgjithësi thjesht provokon

për të dëgjuar fjalë të pëlqyeshme, asaj

i pëlqejnë mëngjeset e të shtunave, i pëlqen ngrohtësia

ndërsa ti je borë, e bora godet vetëm pamjen.

pastaj të përqafon me një shikim mistrec

të cilin për fat ti nuk e vë re.

refuzon të mbahet prej teje.

dhe del.

le të bjerë borë, le të bjerë borë…

tashmë ti je mësuar të fërkosh vetveten

e ajo në kontekstet e saj të fshehura të këshillon

të gjesh dikë tjetër, më pranë se vetë ajo, që të të fërkojë

sa herë që të duhet.

ti i thua që s’të bëhet vonë për meshkujt e tjerë,

dëshiron veç të shohësh se si ajo do të të vrasë ty

kur ajo të pyet nëse je kurioz se si është, sa të gjatë i ka flokët

a ka piercing dhe sa meshkuj ka vrarë…?

dhe alkooli që pi digjet siç digjet dhe jeta që pi ndërsa do që

të pish tjera gjëra

këtu

dukesh si një gur shahu që s’di

veç lëvizje të mirëllogaritura

ti i thua se edhe në sipërfaqe mund të endesh në daç

e ajo mendon se ti kërkon bash të njëjtën gjë

por ti mund të shkosh dhe më thellë.

rrjedh

çmenduria jote mund të hyjë më thellë nëpër të çara

të trupit të saj të cilit ia ke zhveshur teshat

trupit të saj, se të kujt tjetër, ty s’të duhen të tjerat, ti je çmendur pas saj

ajo të kërkon që me teshat e saj të veshësh një

vajzë tjetër, ajo do të kërcejë bash njëjtë si kjo

por nuk do jetë e saja, kaq qesharak është imazhi

ajo është shumë e pranishme për të qenë e ikur

shumë e ikur për të qenë e pranishme

pastaj rreth e rrotull shfaqen marinarë të sajët

që ajo i mohon e që ti i hedh në det.

je i pavëmendshëm

ndërsa ajo përpiqet të të plotësojë çdo dëshirë

ti refuzon të parashikohesh prej saj, vetëshpallesh inkonsistent dhe i paqëndrueshëm

gjysëmhije që vjen drejt prej beckettit, lirike nuk është

po as prozë jo.

ajo të kërkon të harrosh tekste këngësh, formula të thjeshta

dhe ti i thua që ajo mundet

të të flasë për veshjet e saj në detaj

siç nuk ka bërë më parë

ndërsa merr vesh që ia ka vënë zjarrin botës

e pa e ditur

dhe ty.

 

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: