Arber Zaimi

mbase

In Vjersha on 30 Mars, 2012 at 02:23

Nudo (autoportret), 1923 - Anita Rée

mesazh i vonë, mëngjes i vonuar

lumturi e vonuar

e lumtur e lumtur e lumtur

asaj i humbasin do shkronja nëpër çarçafë,

nëpër çarçafët e ndotur me spermën e tjetërkujt

 

po, është shumë ngrohtë, dhe zgjimi

gjithnjë është shumë i dashurueshëm

kështu ish ajo, edhe shumë e lumtur

edhe shumë e lumtur edhe shumë

edhe

 

s’ka telefon, s’ka kartë, imagjino një javë e

zhytyr n’alkool edhe e bërë qull në verë

të kuqe. veç kësaj, ti kurrë s’do ëndërrosh më për të.

Ajo është e thjeshtë, ajo mund të ëndërrohet ne një

Ëndërr të vogël, frymëmarrjet, mushkëritë kozmike

Luledele, këngët nëpër stuhi, porcelan i vendeve ku lind dielli

me vena blu, me forma statujash të cilave i mblidhet uji me pika

të mëdha për etjet mbi shtrëngim klavikulor, mbi grushta e duar…

të pëlqyeshmet ëndrra lagin brigje në një të 24 e sekondës.

Ose gjysmë-ëndrra tek e fundit, idiote, e përkëdhelur në parazgjim

(kujtim, asaj i kujtohet dreqi ta hajë). Kështu, po ajo nuk të flet më për asgjë

a duhet vallë? Shkrimtari fle, në Rusi ende fryn acar që ka mbuluar barin e

ëmbël, amusez vous entre vous, les filles en attendant qu’il se reveille, n’hesitez surtout pas.

Pastaj, meqë ajo ekziston, ka patur frikë kohët e fundit

gjithnjë ekstremet bëhen më ekstreme. Furishëm e përbuzshëm.

Ndrojtja përgjithnjë, ana një, akti një, ana tjetër me role perverse

ana dy, akti që çel…

Enfin, la façon dont elle s’inscrit dans une societe qui la degoute, çfarë

feste mund të jetë, zbavitje, falas! Në majë të hundës me gjithë këtë

zhul, që ngjitet gjer në lëkurë, kulti i mashtrimit! Duhet të humb

mendjen vazhdimisht, a kupton?

 

E ti, çfarë bën ti? Lexon sende serioze me ballin

e rrudhur dhe vështrimin pingul mbi fletë. Ngjan herëpashere

si pemë gjethegjerë (trupi, pra duhen dhe gjethet) e gjysmë

me gjemba. Poeti me gjemba që rri mënjanë, pas urrejtjes ai

fsheh një dëshirë për të vrarë për dashni, hajde, provoje

provoji ndjenjat vrasëse, pak më shumë nga ty

pak më shumë nga ty…

të shtrëngoj fort e ta prek lëkurën me pëllëmbët e mia.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: