Arber Zaimi

sy

In Vjersha on 31 Mars, 2012 at 00:27

Tingel-tangel, 1919 - Rudolf Schlichter

sy të zinj fshehur pas vellosh

melankolie fantastike

që shohin poshtë e shohin lart

vëmendje aritmike

diezis, ajo kthehet për nga e tashmja

e një harmonike që mban një ritëm blues

rruga përvijohet mes motelesh

e pemësh

sy të zinj

përtej tyre sy të një tjetër ngjyre

ndërsa mendon se ngjyrat s’kanë rëndësi

se talenti s’është i barazshpërndarë

e piktura tingëllon si ornament

vetë poezia tingëllon si ornament

i njërës mbrëmje të zverdhur

mes diagonalesh hequra shikimesh të njëanshme

mbi një tavolinë mbushur me gota rakie

sy të zinj

përtej tyre ti dallon një pasion ende të pashpërthyer

mishra rozë e lëkurë të bardhë

veshje e zhveshje

të harrueshme

vetëm pas një pije të fortë

si ajo e asaj nate

në qytetin me sorra

–          po ti ç’bën, vërtet mendon se kjo

është ajo çka duhet të thoje në një mbrëmje kaq pa sens

një qerthull hijesh, e puthjesh dhe shkatërrimesh pa lidhje

kush është ajo të të mohojë shpresën

ndërsa ti pret e pret lirinë?

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: