Arber Zaimi

Archive for Mars, 2012|Monthly archive page

Pengjet e Ferronikelit

In Artikuj on 25 Mars, 2012 at 13:20

Evocation d'une ille, 1870 - Victor Hugo

Më nj’anë konfuzioni gjeopërfytyrues i krijuar prej rrjeteve shoqërore virtuale, m’anë tjetër paaftësia për të lexuar shkallët e hartave, po sjellja e përgjithshme e njerëzve në Prishtinë të lë të mendosh se pakkush e di që Drenasi e impianti masiv i shkrirjes së xeheve është diku më pak se 20 km. larg. Praktikisht është në derë të shtëpisë të çdo prishtinaliu, e po të mos qe për një farë imponimi të politikave “decentralizuese”, Drenasi do të qe thjesht një prej lagjeve të jashtme të Prishtinës.

Rrallëkujt në Prishtinë i bie ndërmend ta vizitojë qytezën, e cila për më tepër gjendet në një tjetër njësi administrative (komuna e Drenasit), e tradicionalisht është pjesë e një tjetër krahine (Drenicës). Për më tepër, Prishtina është kryeqytet, Drenica është zonë rurale, me gjithë qytezat e veta që ndërtohen rreth një gërshetimi të jetës agrare e asaj industriale apo minerare, kryesisht të zhvilluar në kohë të komunizmit jugosllav. Kryeqytetasit katundari i duket distant, pavarësisht largësisë reale. Kundërvënia dialektike mes kryeqytetasit wannabe metropolitan dhe katundarit që jeton në fisin e familjen feudale shfaq dhe sipërfaqje spektakolare e politike. Prishtinaliu shpesh cinik, ironik, nuk angazhohet fizikisht në politikë, veç voton, sepse ka punët e veta. Prishtinaliu e do dhe e përkrah stabilitetin dhe stagnacionin tradicionalist tipik borgjez. Ndërsa drenicaku voton për PDK-në, se ata luftuan, se ata çliruan. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama

kur dor’e majtë e agimit përkëdhel qiellin (pjesa 5)

In Vjersha on 24 Mars, 2012 at 17:15

End of Silence, 1949 - Barnett Newman

ajo qeshet çmendurisht

e qeshet me gjithë shpirt

po kushedi, ti ndoshta je edhe më i ndyrë se ajo

ndoshta je ai që mungonte në kët’hale qytetare

 

as ide s’ka sa i ndyrë, as për rrugë që ti di, për ato më t’errëtat

ajo s’di gjë hiç, trupi i saj s’ka kujtesë prandaj ti

mund t’ia shkruash sipër gjërat e tmerrshme që fsheh nëpër

vargje. po pse je kaq i etur fund’i fundit?

 

trupat kanë mekanizmat e tyre për të mbajtur mend

e ti je i etur se të është tharë fyti

po s’i duhen vajzës këto detaje, rrugët e errëta janë gjithë çka kemi

veç për to luftojmë

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

kur dor’e majtë e agimit përkëdhel qiellin (pjesa 4)

In Vjersha on 23 Mars, 2012 at 13:20

Pa titull (Ultramarine), 1974 - Robert Motherwell

fjeti?

jo, thjesht ëndërroi, e ti a e more veten prej rrugës?

ti kurrë s’e merr veten prej rrugës…

po çka paska ëndërruar?

kjo s’luan rol tani ajo rri përkulur

mbi një gotë vere. mbi të kushedisatën gotë vere

sheh prej dritares

strukturat metalike të pubisit të qytetit të saj

të veshur me borë, si në dimrin e dyzetedyshit.

ah, pra s’paska më rëndësi…

 

jepi ca tinguj që vazhdojnë ta përkundin kështu ëmbël

këngë që flasin për rrugët që të çojnë tek ajo

rrugë që vijnë era revolucion, aromë dashurie të rinive të kahershme

a s’kupton vallë?

këto qenë çmenduri, sende të marra, nuk bëhen këto

blues, billie holiday

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

kur dor’e majtë e agimit përkëdhel qiellin (pjesa 3)

In Vjersha on 22 Mars, 2012 at 19:30

No.1 (ph-385), 1949 - Clyfford Still

pra çfarë ke bërë gjithë këto ditë?

kafé për veten, të fortë e të ëmbël

po ç’ke bërë me idhnimin tënd?

ajo s’lodhet shumë ta mbrrijë kur i duhet, a s’është vallë kështu?

mos është kah sillet e përcillet dhe ajo në kët’vorbull që zgjerohet?

 

orangeblue, orangeblue, where did you go?

 

nga një deri në dhjetë, sa i kthjellët je?

duart kanë uri për ta prekur dhe buzët kanë etje për ta shijuar

atë që këndon, e që nuk e vret mendjen që të kërkojë leje

i ke harruar këngët

ke harruar gjithçka që mund të të pengojë të ndërhysh

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

kur dor’e majtë e agimit përkëdhel qiellin (pjesa 2)

In Vjersha on 22 Mars, 2012 at 09:33

Safron, 1957 - Mark Rothko

ajo s’pranon të kthehet pas, njëjtë siç urren titujt e tu

dy deri në tre përralla që prekin tinguj që s’duhen.

bar do t’i mbijë mbi kodrat e bardha të trupit

dhe do ta shohë tek rritet e rritet, milimetër pas milimetri, me çdo borë që bie…

ndonjëherë

mundet të jetë dhe interesant

të kthyerit pas

 

ah ti – psherëtin ajo – rrugët nga të cilat zgjedh të vish

të mira e të pamira…

rrugët nuk janë gjithçka, rëndësi ka pikëmbërritja

e pyet për shkronjat që e bëjnë kurioze

ajo përgjigjet se i dashuron “rrugët”

me kthesa e spërdredhje të një femre, e kush nuk pranon

të ulet në gjunjë e ta nuhasë rrugën

të nxehtë e gojëmbyllur nga rrotat që janë fërkuar gjithë ditën mbi të.

ndoshta duhet krijuar një shtet

që të ketë vetëm rrugë që fillojnë e mbarojnë aty ku duam ne.

në fund të fundit a s’është veç një rrugë që na lidh me këdo, një vështrim

e të tjera, e të tjera…?

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

kur dor’e majtë e agimit përkëdhel qiellin (pjesa 1)

In Vjersha on 21 Mars, 2012 at 14:28

Morning Star, 1981-82 - Keneth Noland

fotografi kretinësh me buzëqeshje të rreme

shkrepur në vende ku dikur kanë jetuar njerëz të bukur

që ndërtuan gjëra të bukura

gjithkush dëshiron të jetë uliks, turizëm

dhe punë, në fakt thjesht imejlla

që mbërrijnë e flaken tutje vazhdimisht nëpër botë

 

ajo pyet sërish: kur do vish?

për ty do të jetë nesër, për atë

edhe më vonë, ajo e diskuton

ardhjen e saj, se ajo gjithnjë vjen vonë

e ti këmbëngul gjersa të thotë se

s’është veç shaka

idiote, nga ato shakatë e ëmbla të netëve të vona.

muza bën interesanten, një zë

këndon i zvargur në sfond sa për

të mos e lënë natën pambushur me heshtje. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

përplasje e bardhë

In Vjersha on 20 Mars, 2012 at 16:02

Green Sea Moon, 2006 - John Hoyland

ajo i do të gjitha, dëshirat e saj janë

tek e bardha, e i shoh q’afrohen

rrokopujës

e ti përkulesh mbi netë murrashe

hedh rrjeta mbi sy, litarë mbi vështrime

si ëndrra janari që varen, si heje

rrëfimesh të ftohta që rrjedhin prej teje

kur gojën me paqe ia zure rrëmujës

– interpretimet janë të vështira

në fakt situata është e trishtë

dielli lind ngadalë ndërkohë që ti shkon

përskuqje dhe turp për çfarë nuk u bë dot

ti ruan çfarë ke, çfarë s’ke s’e ke dot

jeton, por përgjumësh, se gjumë mendon

– në fakt distanca e saj vinte ndoshta nga

ndrojtja (ndrojtje pozitive – diçka që ndodh rrallë) –  Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

parhelia

In Vjersha on 19 Mars, 2012 at 16:25

The Gambler - Vladimir Nemukhin

peshë e gjallë

alkool, ëndrra që s’plasin, barut i thatë,

shkrepse e njomë dhe zëra që bërtasin

nga një anë, askush s’do ta dijë, në fakt

s’do as të bisedojë për aktin tënd

të dhunshëm, fillestar. parë nga larg

dukesh thjesht kar cinik e ngatërrestar

ndërkohë ti në fillim të janarit

je shkëputur, për mirë a keq – ti nuk pi

më sisë nëpër zana nuk shkon më

me putana por tash është vonë,

nga ana tjetër puthjet

nuk kanë më shije

shikimet fije-fije shkrehen në hije

gabimisht ose jo, ato kanë rëndësi,

kanë duk, sasi, por ti nuk di si t’i vlerësosh tani

dhe faj po bën që flet… gënjen vetveten

e mendon se askush nuk po kupton

ndërkohë askush nuk don. domethënë tradhtove,

domethënë vonë, tani, që po tregon

dyfish zhgënjim, dyfish pasion.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

arkiteksturë

In Vjersha on 18 Mars, 2012 at 23:46

Reclining nude - Mikhail Fedorovich Larionov

një herë thonë mirë, dhe të falënderojnë

syzbërdhylur prej harrimi dhe habie

dikur kujtojnë çka thonë e mendojnë

ta tresin dhe atë në aceton t’përgjumit

në gjumë të thellë si hon, portret

i vjetëruar qëllimisht – e ti i thua po,

patjetër që të pres grushtashtrënguar.

patjetër që do jem duke të dëshiruar

sa të kem frymë. patjetër që gëlltitem

pa pështymë. tejetej në frymë e sy

më kalojnë rryma. patjetër kishte brymë

atypari, po do të thotë marsi s’është larg,

as diejt që s’i shohim – indiferente hëna,

tash q’e njohim. pilotë irlandezë

parashikojnë çaste ajrore vdekjesh

përmbi re. përthithen ëndrrash, ngrihen

gjeratoresh përmbi dëshirat Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »