Arber Zaimi

sipas skemës së tij

In Vjersha on 1 Prill, 2012 at 13:14

La Femme au canapé, 1930 - Kees van Dongen

– mua s’më bëhet vonë për hapësirat,

pres thjesht që ta përfshij tek unë

këngë të pambaruara që sillen

e përcillen tej fotove të saj

ty të duhet të ecësh me do punë

që ke lënë pas dore tash një javë

ajo të kërkon ta ndalosh teksa

përpiqet të të pushtojë çdo hapësirë

ajo ka për të jetuar se dashuria është

më e fortë se vdekja… por prapë është

mëkat që ti s’di të kërcesh, se s’mund

të imagjinohet një trup i pakërcyeshëm,

se s’quhet trup pa vallëzimin. ti i thua

të flejë, se e ke xhan.

ajo është e mekur e dëshiron të zgjasë

më tepër se ‘ç ia lejojnë gjunjët

pastaj e tradhëton mendja

dhe përfundon aty ku ti e di

ndërsa e shtyn drejt jastëkut dhe i premton

se e ardhmja do shumë kohë të vijë

ajo habitet se ç’po ndodh e të puth-puth

si fëmijë, pastaj fillon të belbëzojë

fëminisht me sy gjysmë të mbyllur

e të kërkon ta lësh rehat ndërsa përqafon

jastëkun e tash do shohim se ç’ndodh

se s’ka veç të shkuara, e tashmja jam unë

të tashmen

të shkuara

herë pas here rrufe të dhunshme njerëzie të brendshme brutale

kur je i sëmurë dhe ajo është e sëmurë,

do të shkojë se po vdes nga koka

ajo kërkon që të gjithë të jenë të sëmurë

se është pjesë e sëmundjes për sa kohë

kurë s’mund të japë, e të kërkon harresë

bie borë qyteteve plot sorra

bien sorra

bie ti

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: