Arber Zaimi

Shpullë faqe shijes së publikut

In Përkthime, Prozë on 3 Prill, 2012 at 12:07

Construction of a Rectilinear Motion, 1925 - Ivan Alexeevich Kudriashev

Për lexuesit e befasisë sonë të parë.

Vetëm ne jemi fytyra e kohës sonë. Mes nesh briri i kohës shfryn artin e botës.

E shkuara rri tepër ngushtë. Akademia dhe Pushkini janë më të pakuptimtë se hieroglifet.

Flakeni Pushkinin, Dostojefskin, Talstojin, etj., etj. prej kuvertës së Anijes të Bashkëkohësisë.

Ai që nuk harron dashurinë e parë, s’do ta njohë dot kurrë të fundit.

Kush, në mirëbesim, do t’ia falte dashurinë e fundit epshit të parfumosur të Balmontit? Ky është vallë pasqyrimi i shpirtit viril të së sotmes?

E cili, zemërdridhur, do kish frikë ta zhvishte koracën e letrës prej frakut të zi të kreshnikur Brjusov? Vallë shkëlqejnë prej saj agime bukurish të panjohura?

Lajini duart që kanë prekur jargët e ndyra të librave shkruajtur nga Leonjid Andrejevët e panumërt.

Gjithë Maksim Gorkët, Krupinët, Bllokët, Sollogubët, Rjemizovët, Avjershenkot, Çorniët, Kuzminët, Buninët, etj. duan vetëm një daçë në breg të lumit. Ky është shpërblimi që fati rezervon për rrobaqepësit.

Prej lartësish qiellgërvishtëse shohim pakuptimësinë e tyre!…


Ne urdhërojmë që të adhurohen të drejtat e poetëve:

· Të zgjerojë qëllimin e fjalorit të poetit me fjalë arbitrare dhe të prejardhura. (Fjalë rishtare)

· Të ndjejë një urrejtje të pakulmueshme për gjuhën që ekzistonte para ditës së tij.

· Ballëkrenar të refuzojë kurorat e lavdisë pazarlirë, që e keni shkarravitur me furça nëpër hale.

· Të rrijë pa u tundur mbi zgripet e fjalës “ne” mes oqeanit të fërshëllimave dhe indinjatës.

E nëse tani-për-tani plagët e ndyra stigmatizuese të “bonsensit” dhe të “shijes së mirë” vazhdojnë të gjenden nëpër vargjet tanë, shi këto vargje për herë të parë vizllojnë prej vetëtimës verore të Bukurisë së Re të së Ardhmes, që i përket Fjalës së Vetëmjaftueshme (e të vetështjelluar).

 

V. Majakovski  e tj.

Përktheu Arbër Zaimi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: