Arber Zaimi

në këmbë të yjeve

In Vjersha on 19 Prill, 2012 at 12:21

Sleeping woman, 1917 - Oskar Kokoschka

shtrëngim nëpër brinjë, do jetë prej të ftohtës.

kërcasin degët e pemëve të rralla

të zhveshura e dridhen prej erës në qytetin e fëmijëve

ku gjethet lundrojnë nëpër pellgje – a thua

nuk pati viktima ky krim dimëror

 

ca vajza të vogla kërcejnë kapur

dorë për dore, dorë për dore, dorë për

rreth trupash të vendosur kapicë në mënyrë të rëndomtë.

krakërijnë sorra mbi antena televizionesh dhe nga kodrat

ujqit ulëritës të përditshëm dic

i shtojnë erës një tingull elektrik.

 

dielli përkulet për t’i lënë vendin natës aromë bari.

unaza t’arta, vathë e të tjerë vargonj xixëllojnë

yjëzojnë, pyjëzojnë gishtërinj, gjunj e gjinj

jastëkë të butë, aromë bredhash, dhe tavolina feste,

njerëz të varur jashtë dritareve të tyre,

yje që bien në emër të ëndrrave.

 

ëndrra që bien në këmbë të yjeve

e rrinë si shkarpa që presin të vijë e t’i mbledhë

një siluetë në formë shalli, një nënë e lodhur

aq e lodhur

që endet gjithë ditën e në darkë vjen e qan

ah pse po ma shpërblen kështu

ah pse po ma shpërblen kështu

ah pse po ma shpërblen kështu

Tiranë, zhytur në kotësirat e tua ngjyrë pluhuri.

 

ku humbën lojërat e fëmijëve?

kocka kërcasin si ashkla nën peshën tënde qytet kërcu!

lypës

dhe lypës të tjerë

të shtrirë nën rrota makinash orvaten të bien me shiun.

 

nën një shi të pështirë

kumbojnë katedralet dhe këngë muezinësh

muzikë të përhirtë me fjalë t’amëshimit

që bashkë me shiun bien në flokët e prera shkurt

të një qyteti të rregullt, të veshur me uniformën

e agjensive funerale dhe xhamave qiellgërvishtës

zinxhirë me drita e me sy fëmijësh

që s’janë, sepse s’kanë qenë ndonjëherë

dhe janë, dhe s’janë, dhe zhduken me erën pas dy gotash alkool

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: