Arber Zaimi

dimri

In Vjersha on 22 Prill, 2012 at 00:44

Of a Fearful Symmetry (Bound Hand and Foot), 1991 - Josephine Gail Baer

dimri dhunshëm gdhend dhembjen e vet

në sytë e shplara të një të dehuri

që sheh i qashtër, që pa temë mallkon

kalimtarë edhe pemë

ndër këmbë i lëpihen dy këlyshë

dimri bashkë me zbokthin rri

ulur mbi shpatulla pleqsh

luajnë shah apo tavëll në stolat

bri restoranteve ku drekojnë

xhaketa Dior, tailleurs en agneau

mbështjellin fort brymën

dhe hejet e akullit që dikush quan zemër.

 

dimri zhurmon këndshëm rrugëzat në mbrëmje

me rast festash kombëtare, televizive, fetare,

popullore, muzikore, madhështore

aty ku dimri – surprizë e përhershme –

shfaqet në banesën e tij më të bukur.

në cepat e buzëqeshjeve të dashnorëve

të trishtuar që festa detyron

të gëzohen.

dimri kërkëllin në rripa, motorra makinash

zhurma trotuaresh, dyer dyqanesh që hapen e mbyllen

deklarata reklamash, monologje aktorësh

dhe gjokse të forta yjesh televizivë ndërsa hesht

në kokallat e endacakut që dridhet tek fle anësh rrugës

rrethuar nga fëmijë zeshkanë që luajnë

një lojë të stisur, nisur qysh prej dimrit që shkoi

nën simfoninë e shkëlqyer të indiferencës

një orkestër e madhe hapash

filharmoni kalimtarësh me duar rrasur thellë në xhepa

bashkë me njerëzillëkun.

dimri mbështjellë me fjongo

dhuratë e bukur, e tejet e fisme

prodhohet nga mijëra miliona dëshpërime mjeranësh

për t’u shkrirë në mënyrë të mëndafshtë

në shtratet e bardha e luksoze

ku ngrica me ngricën qetësisht bien të flenë.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: