Arber Zaimi

lëkundje e frymës në gjoks

In Vjersha on 25 Prill, 2012 at 10:36

Seascape, 1952 - Adolph Gottlieb

çfarë lind e purpurt përfundon e kuqe

ditar recetash i një alkimisti që në fund

kupton se plumbi nuk i ngjitet dot floririt

dhe shkruan: “koha lëkundet mes tingujve të fados

e një sevdallinke.

drita e hënës fërgëllon e ndjekur

prej dy ujqish që brenda natës kanë vendosur ta capërlojnë.

korbat e harresës dhe marrisë flenë mbi tela të çuditshëm telefoni.

retë i nënshtrohen yjeve, teksa rendin në stepa të qiellit.

qiell, shumë qiell, si në filmat me dhunë

nuk duhet të kishte kaq qiell

ndoshta perdja…

rrudhur mes vetmisë dhe këngës së detit”

mes librash, pikturash, shishesh të vogla e gjithfarë gjërash magjike

ecën duke tundur ngadalë ajrin

zëri dhe sytë e Amalia Rodrigues pëshpërisin

emra rrugësh në Lisbonë dhe fjalëza:

“globa të vegjël, të shndritshëm të tejdukshëm

prej shkume sapuni, flluska, flluska që plasin.

turli mendimesh vetëm për të manipuluar,

stresin abdominal, rrahjet e papritura të zemrës,

sulmin e panikut, ngulfatjen e frymës,

zgurdullimin e syve, kruajtjen e pandalshme të lëkurës

ku është qielli, ku është qielli?

ndoshta perdja…

rrudhur mes vetmisë dhe këngës së detit”

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: