Arber Zaimi

phantasos

In Vjersha on 29 Prill, 2012 at 16:05

Hypnos and his brother Thanatos - John William Waterhouse

çfarë ndodh kur kërkon nëpër gjokset e njerëzve

të gjesh lumturinë, apo hidhërimin

sytë mbuluar në syze të errëta

këndon këngë bardësh të verbër, luan rolin

e ëmbël të morfeut, atij që zotëron

zanatin banal të manipulimit

 

çfarë dëgjon në fjalët e përrallës

që shuan kandilin e fundit – përpara se kokën

ta mbështesësh ngadalë në jastëk

gërshetat t’i shprishësh, qepallat t’i thurësh

dhe ngrohtësinë të lësh të të marrë me vete në krahë hypnotikë

sakohë një zë i zvargur rapsodi këndon:

 

…kryqëzimet pasditeve shuheshin në motin e vrenjtur,

ditë dimri,

rrugët gjithë pluhur u mbushën nga era

që frynte e frynte – por ajo

vijonte të ecte me duart

rrasur thellë në xhepat e xhaketës së hollë prej lëkure…

çfarë thua kur do të urresh, dhe në fakt me gjithë zemër

urren por nuk mundesh të thuash gojëmbyllur asgjë

përqafimet i mbysin grushtat. përqafimet

subjekt i reklamës, përqafime konsumi me cepa të thyer

si korniza të vjetra pikturash barok

ilaçe çnjerëzore për fjalët që mbysin

 

çfarë vdes kur nuk ndrit dhe aureolat

tejdukshëm rrethojnë zezonën e eklipsit si për ngushëllim

qiejt heshtin, retë tërhiqen por stuhia mbetet

ciklon që përcjell murmurimë vajtojcash

gumëzhimë lumenjsh, ujëra që rrjedhin dhe

sërish një rapsod që palodhur tregon:

 

…ajo ecte, e turbullimi

pa u ndalur krijonte tingëllime

të mprehta kristalesh që thyhen – ishin kristale

të armikut që ndodhet në shpirt e përbrenda

kristale të brymës ndjenjësore që ndjell gjithë retë

dhe qiellin mbulon në prag muzgu, por mbrëmja është larg…

 

çfarë ndodh kur kërkon nëpër gjokset e njerëzve

të gjesh lumturi, apo hidhërim

sytë mbuluar në syze të errëta

këndon këngë bardësh të verbër, luan rolin

e ëmbël të morfeut, atij që zotëron

zanatin banal të manipulimit

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: