Arber Zaimi

Archive for Prill, 2012|Monthly archive page

vorbë

In Vjersha on 15 Prill, 2012 at 12:30

Fuga, 1908 - Mikalojus Konstantinas Čiurlionis

janë gjashtëqind yjet që ndriçojnë rrugën

e natës mes pluhurit të fshesave monotone

të gjashtëqind plakave cigane që rrathë

pambarim rrotullojnë në vathët e tyre

tingëllues me zhurmën e huaj të metalit

të çmuar, me zhurmën e tespijeve që

mbajnë në duar njëmijë pleq brohoritës

që sulen ngadalë drejt fundit të botës,

të dalë ku të dalë. makina, timona, dhe

njerëz parkohen ndanë rrugës së shtruar

mbi gropa të vjetra, ndaj rrugës ku eci

me ty, dhe pas nesh ecën tjetra. lumenj

pluhuri, të rëndë e të veshtullt, përzier

me plazmë pa ngjyrë e pa gjak vërtiten

në vorbull qytetit. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama

koktejvarg

In Vjersha on 14 Prill, 2012 at 18:55

Pavlova, 1912 - Bruce Turner

ujët e shiut rrëshket përnën shuaj i ngadaltë

në rryma kaotike që gërryejnë trotuare,

i trashë si sherbet, i përzier me pluhur e baltë

përkëdhel këmbët e holla të asaj kurvës krenare,

shkulmon qiell i vrazhdë i vrenjtur, stihi,

gjëmojnë ulluqet dhe qyngjet – furi e furtunë – stuhi.

çka rron në mes reve dhe baltës aty përgatitet.

pështymë dhe frymë, dhe gjuhë që gëlltitet

pafjalshëm mes gjestesh që harrohen pastaj

mes lindjes së luftës dhe britmës pas vdekjes së saj…

 

përplasen shtatë mijë pika në qelqe dritaresh

puthitur kaq fort, që shiun lënë jashtë,

lënë jashtë pështjellime dhe dridhma acaresh,

lënë jashtë ata lypsat që shtrihen në kashtë,

lëkurën e ashpër t’atij që nën strehë gjen veç stresin

e rrogës që s’del dhe fëmijëve që s’presin. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

less paint home less paint less less home

In Vjersha on 12 Prill, 2012 at 13:15

Studiues pranë ujëvarës, shek XIII - Ma Yuan

(penelata në braktisje e sipër)

ujë, ujë, një fletë e hollë nën gjuhë edhe një

gardh prej

flokësh. dhe një pasion idioti, pasion që s’

mbaron. çka

ndodh kur ëndrrat zënë e pështjellohen vetes,

e kyçen

një nga një në radhë? çka vjen, a shkon, a

ndodh

kur yjet nisin të shkulen prej qiejsh si të ishin

kopsa

edhe zbehen drite? thërrime të tejdukshme

kripe.

bojë akrilike. tempera, gouache dhe najlon

spërkatur

yjëzim buzësh mbi telajon tënde të rëndë

e të bardhë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

unheimlich

In Vjersha on 10 Prill, 2012 at 15:10

In the Rain, 1912 - Franz Marc

vjen sërish shiu e trondit gjithë

çka të ngrohtë nëpër zemër.

çka ish e shndritshme u fashit,

dielli pas muzgut s’ ka më emër.

me vrull prej shiut u godit gjithçka

që mbin në asfalt. ajo që dhimbja

përgatit shpërndahet nëpër baltë…

vizion i dritës shtrembërohet dhe

pamja shtrihet tejetej. qyteti mbrëmjes

shfytyrohet, të gjithë njerëzit ngjajnë

si hej. atë çast dhimbja emërtohet, kuq si

rubin i rremë. qetësia e asaj që largohet,

e kuqe si poemë. s’ka më njeri, tani

jam vetë dhe hidhem nëpër shi.

mbi kokë rrinë veç idetë,

dhe retë edhe ti…

nuk është zjarr

In Vjersha on 9 Prill, 2012 at 12:33

The orator, Magnus Zeller - 1920

nuk është zjarr, është pluhur zjarri

fytyrë që zvarritet nëpër trup

është pluhur zjarri, dashuri e fragmentuar

dromca pasionesh flluska nëpër shurup

një lëndë e veshtullt, një turmoplazmë-debile

që kthehet e përthehet ndanë meje

që vorbullon, e vetëm përkëdhel

zbrazëtinë jeshile që ngazëllimi injekton ndër deje

nuk është zjarr, është pluhur zjarri

është imazhi i dikujt që quan mik

se ia njeh mirë fytyrën dhëmbëzbathur

pluhur

që natyrisht në ngjyrë i ngjan zjarrit

porse nuk djeg, shumë pranë të qenit hi

pluhur si shpina që sheh për së pari

shpina që nuk e njihje gjer tani

dhe pluhur që fshin gjurmët përsëri
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Manifiesto Zapatista en Náhuatl

In Përkthime on 8 Prill, 2012 at 17:10

Paisaje Zapatista - El Guerrillero, 1915 - Diego Rivera

Kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Jugut, Emiliano Zapata

Popullit të Meksisës:
Popujve dhe qeverive të botës:

Vëllezër:

Ajka e fjalës nuk ka për të vdekur. Mund të vdesë mënyra okulte me të cilën e përdorin, por fjalën që vjen nga thellësitë e historisë dhe nga rrënjët e tokës nuk mund ta çjerrë apo ta dhunojë arroganca e pushtetit.

Ne lindëm në terr. Dhe aty jetuam. Do të vdesim aty. Por drita është e nesërmja e të gjithëve, e atyre që sot qajnë natën, e atyre të cilëve u është mohuar dita, e atyre të cilëve vdekja u ofrohet si dhuratë, e atyre që u është ndaluar të jetojnë. Për të gjithë dritë. Për të gjithë, gjithçka.

Për ne dhimbje dhe ankth, për ne rebelimi frymëzues, për ne e ardhmja e mohuar, për ne dinjiteti i ringjallur… Për ne asgjë… Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

ne me perdas illa die

In Vjersha on 7 Prill, 2012 at 22:36

The Adoration of the Sacred Heart - Harry Clarke

Dies iræ! dies illa

ditë e kotë, dhe bosh, dhe bosh

avuj alkooli, qytet sarhosh

tërhiqen jevgjit prej koshi – në kosh

 

Solvet sæclum in favilla:

krahë hollakë që formojnë pyje

gjith’ trazohet ndën arsye

tek zhbëhen mend, shndërmenden krye

 

Teste David cum Sibylla!

n’sa diell lindka prej per’ndimit

yje s’shuhen pas agimit

n’sa ka thelb poshtë vernikimit

 

Quantus tremor est futurus,

puthen e ndërzehen zhgane

dashuri amerikane

feeling cold në rruspihane

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Marrëzi

In Vjersha on 7 Prill, 2012 at 00:51

Profanation of spring - Max Ernst

Do t’jem me ty kur guximtarët gjithë

të t’kenë braktisur

Do t’jem aty kur tepër vonë të jetë për të rinisur

Për ta dhunuar tënden lakuriqësi të tmerrshme

Kur energji e frytit tënd t’jetë mekur

E palca të ketë mbetur e papjekur

Kur të jesh plakur nëpër ëndrra të përhershme

Që sytë e tu të zbraztë të t’i mbush me zemër

Asaj që s’bën dot tjetër kush me ty unë dua t’i vë emër

N’tru tim imazhi yt përzier avujsh alkooli rri

Do i ndrroj muzat gjer te ty të kthehem përsëri

Marrëzi

Agresiviteti në Shoqëritë e Përparuara Industriale

In Ese, Përkthime on 6 Prill, 2012 at 16:48

La città che sale, 1910 - Umberto Boccioni

Këtu propozoj të konsiderohet stresi dhe shqetësimi në të ashtuquajturat “shoqëri të bollëkut”, frazë që (me a pa të drejtë) është krijuar për të përshkruar shoqërinë bashkëkohore amerikane. Karakteristikat e saj janë: (1) kapacitet i bollshëm industrial dhe teknik që në masën më të madhe përdoret për të prodhuar e shpërndarë mallra luksoze, aksesorë, kotësira, sende me skadim të paramenduar, pajisje ushtarake apo gjysëm-ushtarake – shkurt, ato që sociologët dhe ekonomistët i quajnë të mira e shërbime “joproduktive”; (2) një standart jetese në rritje, që prek madje dhe pjesë të popullatës që më parë kanë qenë të paprivilegjuara; (3) një sasi e lartë e përqendrimit të pushtetit ekonomik dhe politik që kombinohet me një sasi të lartë të planifikimit dhe të ndërhyrjes qeveritare në ekonomi; (4) hetimi, kontrolli dhe manipulimi shkencor apo pseudoshkencor i sjelljeve të individit dhe të grupit, si gjatë punës ashtu dhe gjatë kohës së lirë (duke përfshirë sjelljen e psikës, shpirtit, të pandërgjegjshmes dhe të nënndërgjegjshmes) për qëllime tregtare dhe politike. Të gjitha këto tendenca janë të ndërlidhura: ato formojnë sindromën që shpreh funksionimin normal në një “shoqëri të bollëkut”. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »