Arber Zaimi

Teza IX: Angelus Novus

In Ese, Përkthime, Prozë on 24 Maj, 2012 at 15:07

Angelus Novus, 1920 – Paul Klee

Mbi Konceptin e Historisë

Walter Benjamin

Teza IX


Mein Flügel ist zum Schwung bereit,
ich kehrte gern zurück,
denn blieb ich auch lebendige Zeit,
ich hätte wenig Glück.

“Gruss vom Angelus” *   

Gerherd Scholem

Është një tabllo e Klee që titullohet “Angelus Novus”, që paraqet një engjëll që ngjan a thua se është duke u larguar prej diçkaje të cilën po e sheh me përqendrim. Sytë e tij janë duke vështruar, gojën e ka të hapur, flatrat e shtrira. Bash kështu pikturohet engjëlli i historisë. Fytyra e tij është kthyer kah e shkuara. Aty ku ne perceptojmë një zinxhir ngjarjesh, ai sheh veç një katastrofë të vetme që pandalur rritet duke grumbulluar rrënoja, e duke i sjellë ato para këmbëve të engjëllit. Engjëlli do të dëshironte të rrinte, të ngjallte të vdekurit e t’i ribënte gjithë ato që dërrmoi rrëmeti. Por një ciklon fryn që prej parajse; i ka mbërthyer flatrat e engjëllit me të tillë dhunë sa ai nuk mundet më t’i mbyllë. Kjo stuhi e shtyn parezistueshmërisht drejt s’ardhmes, së cilës engjëlli i ka kthyer shpinën ndërkohë që orteku i rrënojave përballë tij rritet gjer afër qiellit. Kjo stuhi është ajo çka ne quajmë progres.

*

Versioni 1

Flatrat gati me flutrue                           

Kohën pas lum kush e kthen               

Gjithherë k’tu s’ban me qindrue

Ndo’j fat të mirë sodi s’un bjen.        

 

Versioni 2 ( nga Shkëlqim Çela)

Me shum’ dëshirë do ktheja pas

Me vrundull flatrat gati

Po meqë ngeca n’Kohë të Gjallë

Nuk më ka prirë fati

 

“Falëmeshëndetja e Engjëllit”

Përktheu Arbër Zaimi

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: