Arber Zaimi

Teza XII: Imazhi i gjyshërve dhe ideali për nipërit

In Ese, Përkthime, Prozë on 28 Maj, 2012 at 16:47

Mbi Konceptin e Historisë

Walter Benjamin

Teza XII

Chicago – after work on the blue line train, 2009 – Marlena Yurukova

Ne kemi nevojë për historinë, por nevoja jonë është e ndryshme nga ajo e bjerrakohësve që lazdrohen në kopshtijen e dijes.

Nietzsche, Mbi Dobinë dhe Dëmin e Historisë ndaj Jetës

Subjekti i njohjes historike është vetë klasa e shtypur që lufton. Te Marksi ajo shfaqet si e fundmja klasë e skllavëruar, që dëshiron të hakmerret edhe ta çojë deri në fund punën emancipuese, në emër të gjithë brezave të nënshtruar. Kjo ndërgjegje – që u bë e ndjeshme gjatë një periudhe të shkurtër tek “Lidhja e Spartakut” [grupi spartacist që u bë pararendës i Partisë Komuniste Gjermane] – e kundërshtonte  socialdemokracinë që prej momentit nistor. Brenda tre dekadave ajo mbërriti ta shuante thuajse tërësisht emrin e Blanqui-së, sokëllimat [Erzklang] e të cilit e kishin bërë të dridhej gjithë shekullin pararendës. Spartacistët u kënaqën duke i dhënë klasës punëtore rolin e shpëtimtarit të brezave të ardhshme. E bash kështu e gjymtuan prej forcës së saj më të madhe. Kjo pedagogji bëri që klasa të harrojë si urrejtjen ashtu dhe shpirtin e sakrificës. Sepse këto të dyja ushqehen veç nga imazhi i gjyshërve të skllavëruar, e jo nga ideali për nipër të emancipuar.

Përktheu Arbër Zaimi

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: