Arber Zaimi

Teza XIII: Determinizmi socialdemokrat

In Ese, Përkthime, Prozë on 29 Maj, 2012 at 14:48

Mbi Konceptin e Historisë

Walter Benjamin

Teza XIII

Çdo ditë e më shumë çështja jonë qartësohet

çdo ditë e më shumë populli po bëhet i mençur

Joseph Dietzgen, Filozofia Socialdemokratike

Man at the Crossroads, 1933 – Diego Rivera

Në teorinë, po sidomos në praktikën e saj, socialdemokracia është udhëhequr prej një koncepti të progresit që nuk përputhej me realitetin, por që kishte pretendime dogmatike. Progresi, siç përvijohej në mendjet e socialdemokratëve, na paskësh qenë një përparim i vetë njerëzimit (jo veç përparim i aftësive dhe dijeve të tij). Së dyti, progresi na qenka diçka që nuk mbaron kurrë (diçka që i korrespondon përmirësueshmërisë të pafundme të njerëzimit). Së treti, progresi njehsohet si diçka në thelb e pandalshme (si diçka që vetëvepron, dhe ndjek një tragë të drejtë apo spirale). Secili prej këtyre predikateve është kundërthënës, dhe secili lë vend për kritikë. Por kritika, në dashtë të jetë rigoroze, duhet të dalë përtej veçorive të këtyre predikatëve dhe të orientohet drejt diçkaje që e kanë të përbashkët. Ideja e progresit të species njerëzore përmes historisë është e pandashme prej idesë së lëvizjes brenda një kohe homogjene e të zbrazët. Kritika e kësaj idesë së fundit duhet t’i rrijë si themel kritikës së idesë së progresit në përgjithësi.

Përktheu Arbër Zaimi

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: