Arber Zaimi

loja e heroit borgjez

In Vjersha on 4 Korrik, 2012 at 14:43

Retrato del doctor Ignacio Chávez, 1957 – Remedios Varo

ndërsa vetveten mjel si një ide e para vajzë flet

e ta pret fatin me gërshërë sermi:

 

“do lindësh bir i një nëne të bukur

që bishën do të dojë për burrë, jo hyjninë

e vetë ti kurrë nuk do të kesh fëmijë”.

 

pastaj e dyta nxjerr prej gjoksit një shenjë rruzullore:

 

“do të jetosh gjatë sa tre jetë

tre herë do t’i vrasësh mbretërit e tu, se shumë do i lakmosh

e treja jetët do t’i shthurësh më në fund”.

tash prapë ajo e para:

 

“e po, do të kesh armët e veshjet më të shkëlqyeshme

po s’do të kesh toka, as pronë të vërtetë

gjithçka që t’ha syri, për ty do blatohet

po kurrë zemrën nuk do ndjesh të ngopur”.

 

gjegjet ora e dytë:

 

“ngadhnjimtar do fitosh cilindo dyluftim

e nga një plagë të rëndë do marrësh në secilën betejë

po luftra s’do të fitosh…”

 

e dyjat bashkë e mbyllin, se dhe kohë për ty s’mund të shpenzojnë

e para e bardhë dhe e dyta ngjyrë argjendi:

 

“do të t’falet dhuntia për vargje e fjalë

po krijimet e tua vetë ti do i harrosh…

ti gjaks i mbretërve, për bijtë e tyre do jesh sivëlla

i famshëm, erudit edhe zbavitës po

mileti që përbuz nuk do të dojë as të t’i shohë sytë

gjer t’vdesësh, stërkatërsh, prej shpatës së atij

eprori që kur lindje ta dha dhe formën prej njeriu!”

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: