Arber Zaimi

Mos u trego i butë me një natën e mirë

In Përkthime, Vjersha on 24 Maj, 2013 at 15:11

Dylan Thomas

Miquel Barcelo

Miquel Barcelo – A woman checks out “Arrajatabla” or “To The Letter”

Mos u trego i butë me një natën e mirë,

Se plakja duhet ta djegë flakë kur përfundon dhe ditën;

Tërbohu, zemërohu kundër dritës së vdirë.

 

Kah fundi t’urtët shohin drejtësi dhe n’errësirë,

Se fjalët e tyre kurrë nuk arritën që ta kapin dritën

Mos u trego i butë me një natën e mirë.

 

Të mirët me pendim përshëndoshin duarshtrirë,

Në blerim bëmat e tyre veç do ua shtonin meritën,

Tërbohu, zemërohu kundër dritës së vdirë.

 

Të egrit i këndojnë vetë diellit që e zunë në hapësirë,

Sa vonë e kuptojnë që rrugën ia molisën,

Mos u trego i butë me një natën e mirë.

 

Të sëmurët, këmbë në varr, që shohin vështrimzhbirë

Dhe syri i verbër posi yll di të shkëlqejë e të ndrisë,

Tërbohu, zemërohu kundër dritës së vdirë.

 

E ti im atë që atje lart më rri në hidhësirë,

Mallko, bekomë të lutem me lotët e krenarisë.

Mos u trego i butë me një natën e mirë.

Tërbohu, zemërohu kundër dritës së vdirë.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: