Arber Zaimi

Archive for Janar, 2014|Monthly archive page

Spinoza

In Përkthime, Vjersha on 23 Janar, 2014 at 13:31

Jan_VermeerJ.L. Borges

 

Duart e tejdukshme të jahudisë

Kristalet në gjysmëhije i pastrojnë

Mbrëmja jep shpirt mes frikës dhe ftohtësisë.

(Mbrëmjet me mbrëmjet gjith’ njësoj ngjasojnë.)

 

E zymbylta hapësirë edhe gishtërinjtë

Që zbehen tej aty ku getoja mbaron

Për burr’n e heshtur thuajse s’ekziston

Se po ëndërron një labirint plot dritë.

 

S’e turbullon fama, jo, ky reflektim

Ëndrrash në pasqyrë të tjetrit ëndërrim,

As prej zonjushave e ndrojtura dashni.

 

I lirë prej metaforës edhe mitit

Punon kristalin e vështirë: të infinitit

hartë të Asaj që i përmbledh krejt yjt’ e Tij.

 

**

 

Las traslúcidas manos del judío

labran en la penumbra los cristales

y la tarde que muere es miedo y frío.

(Las tardes a las tardes son iguales.)

 

Las manos y el espacio de jacinto

que palidece en el confín del Ghetto

casi no existen para el hombre quieto

que está soñando un claro laberinto.

 

No lo turba la fama, ese reflejo

de sueños en el sueño de otro espejo,

ni el temeroso amor de las doncellas.

 

Libre de la metáfora y del mito

labra un arduo cristal: el infinito

mapa de Aquel que es todas Sus estrellas.

Advertisements

Në shkretëtirë

In Përkthime, Vjersha on 18 Janar, 2014 at 15:27

the black riderDikush i foli universit

Dikush i foli universit:

“Zotni, unë ekzistoj!”

“Sidoqoftë,” iu përgjigj universi,

“Ky fakt nuk më krijon

Asnjë ndjenjë obligimi.”

 

Një burrë me gjuhë prej druri

Na ish njëherë një burrë me gjuhë prej druri

Që u rrek të këndonte

Me të vërtetë kjo ish për t’i qarë hallin.

Po ish dhe njëri që e dëgjoi

Trik-trakun e gjuhës së drunjtë

Dhe kuptoi se ç’këngë mëtonte

 

Të këndonte ai burrë,

E kjo e lumturoi këngëtarin.

 

Pashë një burrë që rendte pas horizontit 

Pashë një burrë që rendte pas horizontit;

Rend e rend si fugë.

Kjo më shtiu siklet;

I shkova përbri.

“Është e kotë”, i thashë,

“Kurrë s’do mundesh…”

 

“Ti rren,” këlthiti,

Dhe ngarendi.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Një realitet i ri është më mirë se një film i ri

In Përkthime, Vjersha on 10 Janar, 2014 at 01:36

barakaMë 9 janar vdiq poeti dhe veprimtari zezak amerikan, Amiri Baraka. Veprat e tij, poezi, drama, kanë përcjellë mërinë e pashpaguar të dhjetra brezave të shtypur e të skllavëruar prej “skllevërish më të bardhë”. Me poezitë e tij ai dëshmoi me hidhërim edhe mllef platitjen e luftës për emancipim e barazi, përmes armëve të reja të shtypësit, instalimit të kulturës së konsumit dhe iluzionit të barazisë që krijon spektakli e përvetësimi kulturor njëkahësh.

Në vjershat e tij ai hap shpeshherë paranteza (kllapa) që rrallë i mbyll. Kështu reflekton historinë e të vetëve, ku shpesh janë hapur hesape, e rrallë janë larë. Urrejtja në këto vjersha është urrejtje racore nga poshtë – lart, është reaksion ndaj atij që përmes imponimit të supremacisë ta determinon inferioritetin. Urrejtja e Amiri Barakës, në fakt është implozion i dëshirës së papërmbushur për barazi. Në analizë të fundit pra, është emancipim, është dashuri!

Një poemë për hipsterët spekullantë

Ai më në fund mbërriti,
në pyllin
e motiveve. Aty s’kishte
as hutë, as gjahtarë. As Connie Chaterley
të shtrira plot me hir
në kokërr të shpinës, pasi ashtu padashka
na prunë socializmin
në Angli.
Vetëm ide,
dhe të kundërtat e tyre.
A thua se ai
vërtet kishte mbërritur
në askund. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »