Arber Zaimi

Në shkretëtirë

In Përkthime, Vjersha on 18 Janar, 2014 at 15:27

the black riderDikush i foli universit

Dikush i foli universit:

“Zotni, unë ekzistoj!”

“Sidoqoftë,” iu përgjigj universi,

“Ky fakt nuk më krijon

Asnjë ndjenjë obligimi.”

 

Një burrë me gjuhë prej druri

Na ish njëherë një burrë me gjuhë prej druri

Që u rrek të këndonte

Me të vërtetë kjo ish për t’i qarë hallin.

Po ish dhe njëri që e dëgjoi

Trik-trakun e gjuhës së drunjtë

Dhe kuptoi se ç’këngë mëtonte

 

Të këndonte ai burrë,

E kjo e lumturoi këngëtarin.

 

Pashë një burrë që rendte pas horizontit 

Pashë një burrë që rendte pas horizontit;

Rend e rend si fugë.

Kjo më shtiu siklet;

I shkova përbri.

“Është e kotë”, i thashë,

“Kurrë s’do mundesh…”

 

“Ti rren,” këlthiti,

Dhe ngarendi.

 

Eca në shkretëtirë.

Eca në shkretëtirë.

Dhe vajtova,

“Ah, Zot, nxirrmë që nga ky vend!”

Një zë tha, “Nuk është shkretëtirë.”

Vajtova, “Mirë, por –

Rëra, vapa, horizonti bosh.”

Një zë tha, “Nuk është shkretëtirë.”

 

Në shkretëtirë 

Në shkretëtirë

Pashë një krijesë, të zhveshur, si bishë,

Që rrinte ulur përdhe,

Mbante zemrën e vet në dorë

Dhe e hante.

I thashë, “Mik, është e mirë?”

“Është e hidhur – e hidhur,” m’u gjegj;

 

“Por më pëlqen

Se është e hidhur

Dhe se është zemra ime”.

 

Vjershat janë prej “The Black Riders and Other Lines” (1985) i poetit impresionist amerikan Stephen Crane

Përktheu Arbër Zaimi

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: