Arber Zaimi

Balada e të varurve

In Përkthime, Vjersha on 24 Mars, 2014 at 19:10

Të gjithë që vdiqëm të vjerrëvillon_06

E gëlltitëm të mbramen fjalë

Duke hedhur shkelma n’erë

Pamë dritën të shuhej ngadalë

 

Një klithmë diellin e shtangu

Ajri u bë i shtrënguar

Ca fjalë-kristal si akull

E fundit blasfemi e shqiptuar

 

Para se të na vinte fundi

I kujtuam kujt gjallë ka mbetë

Se një dëm që u bë në pak çaste

U desh ta paguajmë me jetë

 

Pastaj rrëshkitëm në ngricën

E vdekjes që s’mund t’i shpëtosh

Duke recituar betimin e lashtë

E kujtdo që gjakhumbur shkon bosh

 

Ai q’u tall me përuljen tonë

Dhe me turpin e madh që ne bëmë

E provoftë lakun në qafë

Dhëntë frymën në të njëjtën gjëmë

 

Ai që trupat na i mbloi me dhe

Dhe vazhdoi të jetojë pa mërzi

E varrosshin mbështjellë me mjegull

Si qefin në agimin e ri

 

Gruaja që e ngriu në buzëqeshje

Kujtimin se dikur jemi njohë

Gjettë çdo natë në fytyrë

Një rrudhë si një fyerje prej kohës

 

Brenda nesh për gjithë ju ka një mllef

Që mban erën e gjakut të shtrydhur

Kur na varët ia vutë emrin dhimbje

Por është veç një hesap i pambyllur

 

Balada e të varurve

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: