Arber Zaimi

Archive for Prill, 2014|Monthly archive page

Trembëdhjetë mënyra për të parë një mëllenjë

In Përkthime, Vjersha on 21 Prill, 2014 at 14:09

Perdet në dhomën e metafizicienit

lu yifeiRezulton se tundja e këtyre perdeve

Është plot lëvizje të gjata; si mendimrëndat

Rrudhje të distancës; apo si retë

E pandashme prej pasditeve të tyre;

Apo si ndërrimi i dritës, rrëzimi

I heshtjes, si gjumi i gjerë edhe si vetmia

E natës, në të cilën çdo lëvizje

Është përtej nesh, ndërkohë që kupa e qiellit,

Tek lind dhe perëndon, zhvesh

Të fundmen madhësi, të ashpër për syrin.

 

Vendi i vetmitarëve

Le të jetë vendi i vetmitarëve

Një vend ku valëzimi s’resht kurrë

 

Qoftë ky në mes detit

Në vorbullën e ujit të gjelbër të errët,

Apo nëpër plazhe

S’duhet të pushojë kurrë

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Advertisements