Arber Zaimi

Trembëdhjetë mënyra për të parë një mëllenjë

In Përkthime, Vjersha on 21 Prill, 2014 at 14:09

Perdet në dhomën e metafizicienit

lu yifeiRezulton se tundja e këtyre perdeve

Është plot lëvizje të gjata; si mendimrëndat

Rrudhje të distancës; apo si retë

E pandashme prej pasditeve të tyre;

Apo si ndërrimi i dritës, rrëzimi

I heshtjes, si gjumi i gjerë edhe si vetmia

E natës, në të cilën çdo lëvizje

Është përtej nesh, ndërkohë që kupa e qiellit,

Tek lind dhe perëndon, zhvesh

Të fundmen madhësi, të ashpër për syrin.

 

Vendi i vetmitarëve

Le të jetë vendi i vetmitarëve

Një vend ku valëzimi s’resht kurrë

 

Qoftë ky në mes detit

Në vorbullën e ujit të gjelbër të errët,

Apo nëpër plazhe

S’duhet të pushojë kurrë

Lëvizjen apo zhurmën e lëvizjes.

Ringjallje e zhurmës

Dhe vijimësisë së shumëfishtë;

 

Dhe e lëvizjes së mendimit, mbi të gjitha,

Dhe përsëritjes së saj të pandalimtë,

 

Në vendin e vetmitarëve

Që duhet të jetë një vend valëzimi të pareshtur

 

Trembëdhjetë mënyra për të parë një mëllenjë

I

Mes njëzet maleve me borë

I vetmi send lëvizës

Ish’ syri i mëllenjës.

II

M’ishte ndarë mendja më tresh

Si një pemë

Ku rrinë tri mëllenja.

III

Mëllenja fugon në puhitë vjeshtore

Ish’ një pjesë e vogël në këtë pantomimë.

IV

Burri e gruaja

Janë një.

Burri e gruaja e mëllenja

Janë një.

V

Nuk di se cilën të zgjedh

Bukurinë e lakimeve

Apo bukurinë e aludimeve

Mëllenjën që fërshellen

Apo çastin më pas.

VI

Heje akulli zunë dritaren stërgjatëshe

Me një qelq barbarik.

Hija e mëllenjës

Asaj i binte kryq e tërthor.

Ndjesia

Përvijuar prej hijes

Çështje e padeshifrueshme.

VII

O burra hollakë të Haddamit

Pse imagjinoni shpezë t’artë?

A nuk e shihni se si mëllenja

Ecën përqark këmbëve

Të grave për ju?

VIII

Di thekse të fisme

Dhe ritme të shndritshme që s’u shpëton dot;

Por di edhe

Se mëllenja është e përfshirë

Në gjithçka që di.

IX

Kur mëllenja fluturoi tej rrezes së syrit

Shenjoi sinorin

E njërit prej shumë rrathëve.

X

Kur shfaqen mëllenjat

Fluturimthi nën dritën e blertë

Gjer dhe laviret e eufonisë

Do të qajnë me kujë.

XI

Ai udhëtoi mbi Connecticut

Në një qerre të qelqtë.

Dikur, një frikë i sëmboi

Në të e ngatërroi

Hijen e ekuipazhit të vet

Me disa mëllenja.

XII

Lumi po lëviz

Mëllenja duhet të jetë duke fluturuar.

XIII

Ishte mbrëmje gjatë gjithë pasdites.

Binte borë

Dhe do të binte borë.

Mëllenja qëndroi

Në gjymtyrë të bredhit.

 

Wallace Stevens

Përktheu Az.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: