Arber Zaimi

Archive for Maj, 2014|Monthly archive page

Fëminia e Mërisë

In Përkthime, Vjersha on 21 Maj, 2014 at 00:13
Martesa e Mërisë me Josifin

Martesa e Mërisë me Josifin

Fabrizio de Andre

 

Kori:

Laudate dominum

Laudate dominum

Laudate dominum

 

Zëri:

Ndoshta qe ora nëntë, ndoshta qe ora tre

Ca zambakë qëndisur përmbi veshjen e re

Mbase patën nevojë, a më keq, të bënë shembull

Morën tre vjetët e tua dhe i çuan në tempull

Morën tre vjetët e tua dhe i çuan në tempull…

 

S’ish më sisa e Anës brenda muresh diskrete

Të ta pushonte qarjen, të ta shuante etjen

Thonë se orët ti rrëfente engjëlli i motit

Që ta maste kohën mes ushqimit dhe Zotit

Që ta maste kohën mes ushqimit dhe Zotit.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Advertisements

Legjendë krishtlindjesh

In Përkthime, Vjersha on 14 Maj, 2014 at 15:47
Alexei Harlamoff, Summertime.

Alexei Harlamoff, Summertime.

Fabrizio de Andre

 

Ti flisje me hënën, me lule po rrije

ishe në një moshë që dhembën s’e njihje

era qe për ty zanë, hyjni qe një krua

në bjeshkën e magjepsur të ideve të tua

në bjeshkën e magjepsur të ideve të tua.

 

Pastaj erdhi dimri që ngjyrat i vriste

dhe një babadimër që për dashuri fliste

me ar e argjend dhuratat shëndrinin

po e kish të ftohtë e të lig shikimin

po e kish të ftohtë e të lig shikimin.

 

T’i mbuloi ai supet me serm e mëndafsh

do perla e smeraldë t’i vari në qafë

ndërsa ti e shikoje, magjepsur, hutuar

të deshi e të puthi në flokë, bark e duar

të deshi e të puthi në flokë, bark e duar.

 

E sot që të tjerët të quajnë hyjneshë

magjie e xixash idetë të janë zhveshë

po ti prapë me hënën do të doje të flisje

historinë e një lules që u vyshk për Krishtlindje

historinë e një lules që u vyshk për Krishtlindje.

 

Përktheu A.Zaimi

Kënga e atit

In Përkthime, Vjersha on 4 Maj, 2014 at 00:24
Tre punëtorë dhe një prostitutë - Renato Guttuso, 1979

Tre punëtorë dhe një prostitutë – Renato Guttuso, 1979

Fabrizio de Andre

 

– Do vërtet t’i lësh syve të tu

vetëm ëndrra që s’të lënë të zgjohesh?

– Po shkëlqesi, po i dua më të mëdha

– Është një vend që e ka lënë yt atë

 

Ti mjafton veç të dalësh mbi urë

shih anijet e tjera që kalojnë

më të voglat drejtoji në lumë

të mëdhatë e dinë vetë ku të shkojnë.

 

Kështu unë u bëra im atë

i vrarë në një ëndërrim të mëparshëm

trupi gjykues pati besim te unë

me të njëjtin vendim, vrasës dhe i pafajshëm.

 

E tash Berti, biri i rrobalarëses

shoku im i shkollës, preferon të mësojë

numërimin mbi antenat e bulkthave

flluskat e sapunit s’i do më të lodrojë;

 

varroste nënën në një varrezë lavatriçesh

të mbështjellë me çarçafë, si heroinë e vërtetë;

ndaloi një çast veç sa për t’i sugjeruar Zotit

që të vazhdojë të shohë punën e vet

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lutje në janar

In Vjersha on 3 Maj, 2014 at 19:26

tencoFabrizio de Andre

 

Falja të lulëzuar

o Zot atë shteg të ngushtë

kur frymën e shpirtit Ty

e botës edhe lëkurën

do duhet t’ia dorëzojë

kur të Të vijë në qiell

atje ku dhe gjatë ditës

shkëlqejnë yjet si diell.

 

Kur ai të kapërcejë

të fundmen urë të vjetër

të vetëvrarëve do u flasë

do u japë një puthje tjetër

do i thërrasë ta ndjekin

të shkojnë me të në Parriz

se nuk ekziston ferri

në botë të Perëndisë.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Pemë dimri

In Përkthime, Vjersha on 1 Maj, 2014 at 12:57

Nga William Carlos Williamsqeni

Pemë dimri

Gjithë imtësitë e koklavitura

të veshjes dhe

të zhveshjes janë plotësuar!

Një hënë e lëngët

lëviz butësisht mes

degëve të gjata.

Kësisoj pasi i kanë gatitur sythat

për dimrin e pashmangshëm

pemët e urta

rrinë e flenë në të ftohtë.

 

Një poetit të moçëm

Të jesh i aftë

e të mos e bësh –

 

I palëvizshëm si një lule.

 

Asnjë flakë,

një lule e shuar

me nxehtësi –

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »