Arber Zaimi

Pemë dimri

In Përkthime, Vjersha on 1 Maj, 2014 at 12:57

Nga William Carlos Williamsqeni

Pemë dimri

Gjithë imtësitë e koklavitura

të veshjes dhe

të zhveshjes janë plotësuar!

Një hënë e lëngët

lëviz butësisht mes

degëve të gjata.

Kësisoj pasi i kanë gatitur sythat

për dimrin e pashmangshëm

pemët e urta

rrinë e flenë në të ftohtë.

 

Një poetit të moçëm

Të jesh i aftë

e të mos e bësh –

 

I palëvizshëm si një lule.

 

Asnjë flakë,

një lule e shuar

me nxehtësi –

lulezë e dashur

që varet

nën shi.

 

Kurrë!

 

Esëllt –

 

më i bardhë se dita –

 

Të presësh gjithnjë

i shkundur prej shiut

përgjithnjë!

 

Një plakës së varfër

mbllaçit një kumbull në

rrugë dhe në dorë një kaush

letre përplot kumbulla

 

Ato i duken të shijshme asaj

Ato i duken të shijshme

asaj. Ato i duken

të shijshme asaj

 

Mund ta marrësh vesh këtë

prej mënyrës se si ia fal gjithë vetveten

gjysmës së kumbullës

tek e thith prej dorës

 

Ndihet mirë

një ngushëllim kumbullash t’ëmbla

duket se rrëmbush gjithë ajrínë

Ato i duken të shijshme asaj

 

Përktheu azaimi

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: