Arber Zaimi

Lutje në janar

In Vjersha on 3 Maj, 2014 at 19:26

tencoFabrizio de Andre

 

Falja të lulëzuar

o Zot atë shteg të ngushtë

kur frymën e shpirtit Ty

e botës edhe lëkurën

do duhet t’ia dorëzojë

kur të Të vijë në qiell

atje ku dhe gjatë ditës

shkëlqejnë yjet si diell.

 

Kur ai të kapërcejë

të fundmen urë të vjetër

të vetëvrarëve do u flasë

do u japë një puthje tjetër

do i thërrasë ta ndjekin

të shkojnë me të në Parriz

se nuk ekziston ferri

në botë të Perëndisë.

Lëre të vijë te Ty

lodhur kockat e shkreta

i ndjekur pas nga mijëra

me ato fytyra të zbehta

lëre të vijë te Ty

me të vdekurit mëkatarë

që qiellit edhe tokës

iu dëshmuan krenarë.

 

Zotërinj dashamirës

mos u ndjeni të turpëruar

pse në qiell mes shenjtorëve

Zoti do i marrë ndër duar

e do ua heshtë gulçimin

– t’ atyre buzëve mekjen –

që ndaj mllefit dhe padijes

zgjodhën më mirë vdekjen.

 

O Zot mëshirëshumë

Parrizin tënd me ngjyra

e bëre për ata që buzëqeshjen

s’ua njohu kurrë fytyra

për ata që me ndërgjegje

të dlirë veç jetojnë

ferri ekziston vetëm

për ata që frikësojnë.

 

Më mirë se ai askush

s’do dijë t’i rrëfejë

fajet e të gjithëve neve

që mund e do shpëtosh.

Dëgjo zërin e tij

që tash këndon me erën

o Zot mëshirëplotë

dhe Ti do ia ndjesh vlerën.

 

o Zot mëshirëplotë

dhe Ti do ia ndjesh vlerën.

 

 

përktheu azaimi

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: