Arber Zaimi

Kënga e atit

In Përkthime, Vjersha on 4 Maj, 2014 at 00:24
Tre punëtorë dhe një prostitutë - Renato Guttuso, 1979

Tre punëtorë dhe një prostitutë – Renato Guttuso, 1979

Fabrizio de Andre

 

– Do vërtet t’i lësh syve të tu

vetëm ëndrra që s’të lënë të zgjohesh?

– Po shkëlqesi, po i dua më të mëdha

– Është një vend që e ka lënë yt atë

 

Ti mjafton veç të dalësh mbi urë

shih anijet e tjera që kalojnë

më të voglat drejtoji në lumë

të mëdhatë e dinë vetë ku të shkojnë.

 

Kështu unë u bëra im atë

i vrarë në një ëndërrim të mëparshëm

trupi gjykues pati besim te unë

me të njëjtin vendim, vrasës dhe i pafajshëm.

 

E tash Berti, biri i rrobalarëses

shoku im i shkollës, preferon të mësojë

numërimin mbi antenat e bulkthave

flluskat e sapunit s’i do më të lodrojë;

 

varroste nënën në një varrezë lavatriçesh

të mbështjellë me çarçafë, si heroinë e vërtetë;

ndaloi një çast veç sa për t’i sugjeruar Zotit

që të vazhdojë të shohë punën e vet

dhe pastaj iku, nga frika se mos ndryshkej

në gazetën e djeshme del i vdekur e i ndryshkur,

varrmihësit asi gjindi mbledhin shpeshherë

ata që shiun e lënë mbi zverk që t’u bjerë.

 

Kam investuar paret edhe ndjenjat

banka dhe familja sjellin rentë e siguri,

me time shoqe diskutojmë dashurinë

nuk ka mes nesh frikë, ka veç largësi,

 

për çdo natë ajo më jepet më vonë

vijnë burra, vjen dhe një që ngjan si i huaj,

me një valixhe e me dy pasaporta,

ajo tash ka vështrimin e njërës që paguaj.

 

Komisar, për këtë punë t’i jap paret,

ajo grua më përket prej vështrimi,

burri i huaj i ka duart e zëna,

një valixhe me bizhu e letra udhëtimi.

 

S’ka më f’tyrën e hashashit të parë

është biri im i fundit, që më pak e kam dashur

ka pak rrecka ku të mund të pengohet

s’i bëhet vonë të ngrihet edhe pasi rrëzohet:

 

e shfajësimet e mia veç ndizen

një Guttuso që duhet verifikuar

e tash flaka ma pështjell shtratin

këto ëndrrat që s’të lënë për t’u zgjuar.

 

Shkëlqesi ti qenke bir kurve

se unë prapë u zgjova dhe me djersë i mbuluar

tash më prit se jashtë ëndrrës do të shihemi

se vërtet nga e para kam për të rifilluar.

 

përktheu azaimi

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: