Arber Zaimi

Fëminia e Mërisë

In Përkthime, Vjersha on 21 Maj, 2014 at 00:13
Martesa e Mërisë me Josifin

Martesa e Mërisë me Josifin

Fabrizio de Andre

 

Kori:

Laudate dominum

Laudate dominum

Laudate dominum

 

Zëri:

Ndoshta qe ora nëntë, ndoshta qe ora tre

Ca zambakë qëndisur përmbi veshjen e re

Mbase patën nevojë, a më keq, të bënë shembull

Morën tre vjetët e tua dhe i çuan në tempull

Morën tre vjetët e tua dhe i çuan në tempull…

 

S’ish më sisa e Anës brenda muresh diskrete

Të ta pushonte qarjen, të ta shuante etjen

Thonë se orët ti rrëfente engjëlli i motit

Që ta maste kohën mes ushqimit dhe Zotit

Që ta maste kohën mes ushqimit dhe Zotit.

Kori:

U shkri bora nën diell, në det uji do shkojë

Era edhe stina sërish do të lodrojë

Po jo për ty o vajzë që e kërrusur rri në tempull

Po jo për ty o vajzë që e kërrusur rri në tempull.

 

Zëri:

E kur priftërinjtë ta ndaluan qëndrimin

Veç dymbëdhjetë vjeç, e dlirë e pafaj

Po për priftërinjtë maji yt ish mëkati

Ish virgjëria jote që po skuqej atë maj

Ish virgjëria jote që po skuqej atë maj.

 

U desh t’i gjenin burrë asaj që nuk po kërkonte

Lypën burra në rrugë e në fshat sh’pi më sh’pi

Gjithë gjindi i pa gra, burra prej çfarëdo dere

Me trupin e një virgjëreshe hedhin llotari

Me trupin e një virgjëreshe hedhin llotari…

 

Kori

Lëshoji flokët e shikoji si vijnë…

Shiheni, shiheni, i lëshoi gjer në tokë

Se mantelet tona i ka më të gjatë flokët

Shiheni lëkurën e lëbyrtë si mjegull

Mbi të shkëlqen dielli, si përmbi borë

Shihjani duart, shihni fytyrën

Ajo parajsës ia ka marrë ngjyrën

Shihjani format dhe çdo lakim

Sikur ka ardhë të na shtjerë në tundim.

Shiheni, shiheni, i lëshoi gjer në tokë

Se mantelet tona i ka më të gjatë flokët

Shihjani duart, shihni fytyrën

Ajo parajsës ia ka marrë ngjyrën

Shihjani sytë, shihjani flokët

Shihjani duart, shihjani gushën

Shihjani mishin, shihni fytyrën

Shihjani flokët si nga parajsa

Shihjani mishin, shihjani gushën

Duket si e lindur prej qeshjes së saj

Shihjani sytë, shiheni borën, shiheni mishin e vetë parajsës…

 

Zëri:

Dhe ishe ti Josif, një mbetje e kohëve të moçme

Zdrukthtar nga halli, se me zanat ishe prind

Që pe tek të falte një fat i paturp

Një bijë më shumë por pa asnjë kuptim

Një fëmijë për të cilën s’kishe asnjë qëllim…

 

Ndërkohë që largohesh i lodhur nga lodhja

Me çupëlinën për dore, me trishtimin përkrah

Mendon “priftërinjtë e dhanë për nuse

Gishtave kërcu që s’rrinë dot mbi petalet

Një zemre tepër të plakur, që veç pret të ndalet”.

 

Sipas urdhrit të marrë Josifi e çoi fëmijën në shtëpinë e tij dhe u nis për ca punë që e prisnin larg Judesë. Mbeti në kurbet katër vjet.

 

1970 – La Buona Novella (Lajmi i Mirë)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: