Arber Zaimi

Archive for Tetor, 2014|Monthly archive page

25 maj

In Përkthime, Vjersha on 27 Tetor, 2014 at 00:16

Katerina Gogou

Katerina Gogou

Katerina Gogou

 

 

Ndonjë mëngjes kam për të hapur derën

E do dal jashtë, rrugëve

Siç bëra dje .

Dhe s’do mendoj për asgjë tjetër përveçse

Një cope babë

E një cope det

– Ato dy copa të cilat s’m’i hoqën –

Dhe qytetit. Qytetit që e shndërruan në një kufomë që kalbet.

Dhe miqtë tanë që s’janë më.

Një mëngjes kam për të hapur derën

Drejt e në zjarr

Dhe do hyj siç hyra dje

Duke bërtitur “fashistë!”

Duke ndërtuar barrikada e duke gjuajtur me gurë

Me një flamur të kuq

Ngritur lart, duke ndritur nën rrezet e diellit.

Do të hap derën

Dhe do të jetë koha për të të treguar

– Jo që kam frikë –

Por, shiko, desha të të tregoja se unë s’ia dola mbanë në kohën e duhur

Dhe se ti duhet të nxjerrësh mësim

Të mos shkosh nëpër rrugë i paarmatosur si unë

– sepse unë s’ia dola në kohën e duhur –

Përndryshe edhe ti do të zhdukesh siç u zhduka unë

“ashtu” “në asgjë”

E thyer në mijëra copa të bëra

Prej deti, prej vitesh fëminie

Dhe flamujsh të kuq.

Një ditë kam për të hapur derën

Dhe kam për të shkuar

Duke marrë me vete ëndrrën e revolucionit

Bashkë me vetminë e pambarimtë

Të barrikadave prej letre

Që mbajnë etiketën – po ju mos i zini besë –

“Provokatorë”.

Advertisements