Arber Zaimi

Do të të pyesin për dashurinë

In Përkthime, Vjersha on 16 Dhjetor, 2014 at 20:19

De Andre

Pa të lënë kohë të kapërcesh habinë

Do të të pyesin për neve dhe për dashurinë

Atyre që i ka vjetëruar pasja të drejtë

Një dashuri aq të gjatë

Mos ua dhuro aq shpejt…

 

Mos i stërhap buzët që të rrjedhin tej fjalët

Buzët e tua aq të kursyera në fantazitë e dashurisë

Pas dashurisë kaq të sigurta kur strehohen te “përgjithnjë-të”

Në hipokrizinë e “kurrë-ve”

 

S’ia dola mbanë të të ndryshoj

S’më ke ndryshuar, ti e di.

 

Pas mikrofonit do të shihesh e pasqyruar

Do të bëhesh më e bukur, do më mendosh

të moshuar

Dhuroju atyre një hile që me mua s’e bëje

Dhe ata do habiten

Se si nuk më mjaftoje,

 

Thuaju po të duash që pushtetin unë e flaka

Prej duarve të mia

Në të cilat dashuria nuk qe adulte, me të cilat

Të gërvishtja gjoksin

Të rikthehesh pas dashurisë

Në përkëdheljet e dashurisë

Ishte bërë shumë e lehtë

 

S’ia dole mbanë të më ndryshoje

S’të kam ndryshuar, ti e di.

 

Thuaju se sytë e tu m’i kanë rikthyer

përgjithmonë

Si lule të dhuruara në maj, e të rikthyera në nëntor

Sytë e tu si të zbrazët falur atij që

Të ka marrë në punë

Sytë e tu të punësuar prej tre vjetësh

Sytë e tu për ata,

 

Sy të mirë për të gjurmuar nëpër plazhe

Kinse për të gjuajtur korale

Apo për t’u hedhur në një kinema me një gur

Lidhur në qafë

E shumë të lodhur për të mos e ndjerë turpin

E rrëfimit para syve të mi

Kaq njëlloj me të tutë

 

Ia dolën mbanë të na ndryshojnë

Ia dolën mbanë, ti e di.

 

Por të ma thuash pa e marrë vesh njeri

Si ndihesh kur s’ke asnjë program?

Do vazhdosh ta adhurosh vetveten aq sa

T’i vësh unazë në gisht?

A do bësh dashuri për dashuri

Apo për ta pasur si garanci?

 

A do shkosh të jetosh me Lizën që bën uiski

Duke distiluar lule

Apo me ndonjë Kazanova që të premton se

Do të të takojë me prindërit

Apo do të rrish, me thjeshtësi

Aty ku çdo çast vlen sa çdo çast

Pa pyetur vallë se si

 

A do vazhdosh të lejosh të të zgjedhin

Apo do zgjedhësh vetë ti?

 

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: