Arber Zaimi

Zgjohem me qepallat që më djegin

In Përkthime, Vjersha on 20 Dhjetor, 2014 at 23:14

P.P. Pasolini

Morris Cole Graves - Sleeping man

Morris Cole Graves – Sleeping man

Zgjohem me qepallat që më djegin.

Djalëria ime e mekur përmbi mjekrën

që m’u rrit teksa flija, përmbi mishin e tretur,

fiksohet me dritën e shkrirë në sytë e mi të përtharë.

Kështu përfundoj në flakën e errët

të një rinie të mpirë prej përjetësisë;

kështu digjem, është e kotë

– po ta mendosh – të jesh tjetërsoj,

t’i imponosh kufij parregullsisë: më tërheq

gjithnjë e më e copëzuar, me një fytyrë të thatë

në fëmijërinë e vet, drejt një rregulli të qetë e

të marrë, pesha e ditës simë të humbur

nëpër orë memece gëzimi, në ccastet

memece të tmerrit…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: