Arber Zaimi

Archive for Janar, 2015|Monthly archive page

Çfarë janë retë?

In Përkthime, Vjersha on 17 Janar, 2015 at 23:30

 

 

capriccio3

Che cosa sono le nuvole, 1967 – Pasolini

Mallkuar përgjithnjë le të mbetem

Nëse s’të dua

Se po të mos ishte ashtu

Nuk do kuptoja më, asgjë

Gjithë dashurinë time marroke

E fryn tej qielli

E fryn tej qielli

Kështu

 

Ah, por barin e kadifenjtë e delikat

Të një arome që shkakton drithërima…

Ah, sikur të mos kishe lindur

Gjithë dashurinë time marroke

E fryn tej qielli

E fryn tej qielli

Kështu

 

I vjedhuri që buzëqesh

I vjedh diçka vetë hajnit

Ama i vjedhuri që qan

Ia vjedh diçka vetvetes

Prandaj po ju them

Se gjersa t’kem buzëqeshjen

Ti kurrë nuk do të jesh e humbur

 

Por këto janë veç fjalë…

Dhe s’kam dëgjuar kurrë

Që një zemër, një zemër e dërrmuar

Të shërohet duke dëgjuar

Të vetmen, të gjithën dashurinë time marroke

E fryn tej qielli

E fryn tej qielli

Kështu.

Advertisements