Arber Zaimi

Pashë Ninën tek fluturonte

In Përkthime, Vjersha on 26 Mars, 2015 at 12:54

Përtyp dhe pështy

më njërën anë mjalta

përtyp dhe pështy

më tjetrën anë dylli

përtyp dhe pështy

para se të vijë dëbora

 

Dritëz o dritëz e largët

që poshtë yjeve qëndron

cila është vallë dora

që të shuan e të lëshon

 

Pashë Ninën tek fluturonte

tek lëkundej në lisharës

një ditë do ta kap

si flladi kur të merr përmbas

e në e marrtë vesh im atë

duhet ta braktis qytetin

në e marrtë vesh ai

unë duhet të marr detin

 

Përtyp e pështy

më njërën anë mjalta

përtyp e pështy

më tjetrën anë dylli

përtyp e pështy

para se të zërë dëbora

 

Sot erdhi hija

hija që më përqesh

i tregova thikën

dhe maskën time të drunjtë

e në e marrtë vesh im atë

duhet të nis shtegtimin

në e marrtë vesh ai

larg do ta ndal lundrimin

 

Përtyp e pështy

më njërën anë dylli

përtyp e pështy

më anë tjetër mjalta

përtyp e pështy

para se të mbulojë bora

 

Pashë Ninën tek fluturonte

tek lëkundej në lisharës

një ditë do ta marr

si flladi kur të merr përmbas

dritëz, dritëz e largët

një herë shuhesh pastaj ndriçon

cila është ajo dorë

që yjet i dritëron

 

Përtyp e pështy

para se të vijë dëbora

 

FdA

 

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: