Arber Zaimi

Shumë shpejt kjo hapësirë do jetë tepër e mbylltë

In Përkthime, Vjersha on 30 Mars, 2015 at 20:44

Shumë shpejt kjo hapësirë do jetë tepër e mbylltë

E unë do dal përjashtë

Në faqe t’kodrinave

Ku erërat fryjnë

Ku yjet të ftohtë shkëlqejnë

 

Do ta vë një këmbë

Në një cep të odës

Dhe prej aty do kapërcej

Drejt e në zemër të botës

 

Do jem e fortë si një anije

E urtë si një valë

Dhe do shqiptoj tre fjalët

Që do të na shpëtojnë

Dhe do shqiptoj tre fjalët

Që do të na shpëtojnë

 

Shumë shpejt kjo hapësirë do jetë tepër e mbylltë

Dhe unë do qesh me të madhe

Sa që muret do të hepohen

Dhe do vdes tre herë

Dhe do lind sërish

Brenda një kutize të vockël me një dryn flori

Dhe një peshk fluturues do më lëshojë n’liri

 

Shumë shpejt kjo hapësirë do jetë tepër e mbylltë

Gjithë venat e eshtrat e mia

Do shkrumbohen në hi

E ti mund të më mbash në një kupë hekuri të zi

Dhe hiri im do të të thotë

Çka mishi s’ta tha dot…

 

Shumë shpejt kjo hapësirë do jetë tepër e mbylltë

E unë do dal përjashtë

Dhe do dal…

Përjashtë

Dhe do dal përjashtë

LdA

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: