Arber Zaimi

Tek ulesha i trishtë, përbri saj

In Përkthime, Vjersha on 3 Prill, 2015 at 11:35

Tek ulesha i trishtë, përbri saj

Në dritare, pranë xhamit

Ajo fërkonte një mace në prehër

E zumë të shihnim botën, që binte në të shkuarën

 

Butësisht më tha këto fjalë

Me ca sy të tjerë, fort të mëdhenj

Ndërsa fytyrat i ngjeshëm tek xhami

Tek ulesha i trishtë, përbri saj

 

Dhe tha: atë, nënë, motër, vëlla

Ungj e emtë, nip edhe mbesë

Ushtar, detar, mjek e punëtor

Aktor, shkencëtar, mekanik a prift

 

Tokë e hënë e diell edhe yje

Planetë e kometa me bisht flakërues

Të gjitha janë pandalshëm duke rënë

Duke rënë dashurisht, mrekullueshëm

 

Mandej buzëqeshi e u kthye nga unë

Dhe priti t’i jepja një përgjigje

Flokët i derdheshin mbi supe

Tek ulesha i trishtë, përbri saj

 

Tek ulesha i trishtë, përbri saj

Macen ajo me shumë kujdes

Ma dha, dhe prapë i ngjitëm

Fytyrat tona të ndryshme në të njëjtin xham

 

Ti mund të kesh shumë të drejtë, i thashë

Por shihe atë që po rrëzohet tej në rrugë

Shihe se si po lyp ai ndihmë prej fqinjëve

Shih si zvarritet, i shkelur përnën këmbë

 

Gjithë lëvizja atje jashtë lidhet me një asgjë

Se secili ka për synim veç nevojën e tij

Shihe njeriun që zgjat dorën prej hendekut

Apo tjetrin që shkel mbi trupa të verbërish

 

Me dorën që më dridhej u ktheva kah ajo

Dhe ia largova prej syve flokët

Macja i kërceu sërish asaj në prehër

Tek ulesha i trishtë, përbri saj

 

Pastaj ajo i uli perdet poshtë

Dhe tha, oh, po ti kur po mëson?

Ajo që ndodh atje tej xhamit

Është thjesht diçka që s’të takon

 

Zoti të ka dhënë vetëm një zemër

Ti nuk je bujtinë për zemrat e vëllezërve të tu

Dhe zotit i bëhet vonë për dashamirësinë tënde

Veç aq sa i bëhet vonë për mungesën e saj te të tjerët

 

As nuk i bëhet vonë atij se ti u ule

Nëpër dritare duke gjykuar botën që ai krijoi

Ndërkohë përqark rriten grumbuj trishtimesh

Të shëmtuar, të panevojshëm, të stërfryrë

 

Atëherë e ktheu fytyrën tjetërkah

Ca lotë të mëdhenj i ranë nëpër fytyrë

E unë prej times nuk e fshija dot buzëqeshjen

Tek ulesha i trishtë, përbri saj…

 

Nick Cave

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: