Arber Zaimi

Kam me shku’  

In Përkthime, Vjersha on 6 Prill, 2015 at 22:39

 

Sot malin kam me e rru’

Kam me ua therë zemrën faraonëve

Kam me e shty rrugën tej përpjetës

Kujtimet prej syve t’mi kam me i shu’

E në mëngjes kam me shku’

 

Kam me pi sa t’përmbyten 1000 anije

Kam me t’i vjedhë paret prej kuletës

Kam me i spërkatë çarçafët e shtratit tem

E zogjtë krejt prej krysë kanë me m’fluturu’

Dhe në mëngjes kam me shku’

 

Me marrë çdo andërr që frymon

Me gjetë çdo çizme që po shkon

Krejt dritat e pijetores kam me i gju’

E në mëngjes kam me shku’

 

Lidhim 1000 dollarë bast

Që jam me një shok francez

Që lidhem poshtë tryeze

Në fyt konopin me shtrëngu’

Dhe në mëngjes me shku’

 

T’vyn krejt nji jetë me e fitu’

Nji shishe plot bourbon

800 okë me nitro

Çizmet përplasen teksa ai këndon

Dikush ka me i punu’

Asht nji gur përbrenda

Nuk di me ç’ka me mb’lu’

E në mëngjes me shku’

Tom Waits

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: