Arber Zaimi

Errësira

In Përkthime, Vjersha on 7 Prill, 2015 at 18:37

Mu ngjit errësira

Tek kupën tënde ktheja

Mu ngjit errësira

Tek kupën tënde ktheja

Të pyeta a është ngjitëse?

E ti më the, rrëkëlleje!

 

Nuk kam të ardhme

E di, pak ditë më mbesin

E tashmja s’është për të qenë

Thjesht punë që nuk presin.

Mendova se të shkuarën do ta kisha përgjithnjë

Por dhe aty ra errësira.

 

Duhet ta kisha paraprirë terrin

Të dallohej nëpër sy.

Ishe e re, ishte verë

Thjesht m’u desh të kridhesha në to.

Të të fitoja ishte lehtë

Por në këmbim, mora errësirën.

 

Nuk pi duhan, nuk pi alkool

Nuk kam dashuruar shumë

Por kjo është mjeshtëria jote.

S’është se më ka marrë malli shpirt

Se asgjë s’mundem të shijoj.

 

Dikur ylberin e kam dashur

Më pëlqente kur e shihja.

Në ndonjë agim tjetër do mendoj se ylberi ishe ti.

Por më është ngjitur errësira

Më kaploi më keq se ty.

 

Mu ngjit errësira

Tek kupën tënde ktheja

Mu ngjit errësira

Tek kupën tënde ktheja

Të pyeta a është ngjitëse?

E ti më the, rrëkëlleje!

 

Leonard Cohen

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: