Arber Zaimi

Larg në perëndim

In Përkthime, Vjersha on 5 Qershor, 2015 at 16:42
Qilim me motiv gjethesh fieri - Frank Lloyd Wright

Qilim me motiv gjethesh fieri – Frank Lloyd Wright

(për Gary Snyder-in)

 

Një akt aq i thjeshtë

sa hapja e syve. Thjesht

ardhja graduale te gjërat.

 

Mëngjes: një lot është copëtuar

në shkallët e drunjta

të zonjës sime. Dallgë

të blerta. Gjethet. Prekjet

e tyre të vazhdueshme. Si të droguarit

e moçëm në Sheshin Sheridan, me sytë

e ftohtë e të rrumbullt. Është një këngë

që e këndon Nat Cole…Ky qytet

dhe parregullsia e ndërlikuar

e stinëve.

 

I paaftë për të përmendur

diçka aq abstrakte sa koha.

 

Prapë se prapë, (duke u harkuar në tymin

e trashë të temjanit të lirë; me turlifarë

pyetjesh që ta mbushin gojën,

derisa mbytesh dhe bie i vdekur

në qilimin luksoz.) Prapë se prapë,

 

hijet do të bien përmbi kurmin tënd

e do të t’i fshehin çrregullsitë dhe rrenat.

 

Ka ca fierishte të egra e të pabukura

tej dritares

ku fshihen macet. Prej atje

mjaullijnë netëe. Në afsh

duke u gjakosur mbi tulipanët e mi.

 

Këmbana të çelikta, si Sfinksi

i lig, i palarë, që zvarriten në muzg.

Vrasës pleq e të pabij, ndër shekuj

me sy kutërbues.

 

Më kaplon angushtia. Mendoj

për stinët, si shkojnë

si shkoj unë, rinia ime, ëmbëlsia

e arrirë e jetës sime; u shter…

 

Si majmunët makakë;

që qërojnë kokat e njëri-tjetrit

me mizori dinake

duke thithur dhe trutë.

 

S’nevojitet më bukuria

e kolapsuar, me ajër të ndenjur

në të. Pesha rrëgjuese

e ëndrrave të gërryera. Kari

i vjetëruar i Tiresias.

 

Ecën në det, guaskat

të ngecin ndër flokë. Dallgë

të ashpra ta çjerrin gjuhën.

 

Mbyllja e syve. Një

akt aq i thjeshtë. Pluskon përmbi ujë.

 

Amiri Baraka

Reklama
  1. terri i dashurisw,ku nw kujteswn e djersitur tw sw cilit,tw gjitha gabimet detyrohen

    amiri baraka

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: