Arber Zaimi

Kanata e liruar

In Përkthime, Vjersha on 2 Korrik, 2015 at 14:13

 

Marcel Mouly - Dritare e hapur, Greqi

Marcel Mouly – Dritare e hapur, Greqi

U thashë marangozëve, u thashë ndërtimtarëve, u thashë elektriçistëve

I thashë edhe çirakut të bakallit: “Rregullojeni atë kanatë;

se gjithë natën, e dalë prej vendit, gërvin në erë,

s’më lë të fle. Pronari s’është aty. Ajo shtëpi po rrëgjohet.

Askush s’ka banuar aty prej më se dymbëdhjetë vitesh. Fiksojeni atë kanatë. Ua paguaj unë.”

“S’kemi të drejtë,” më thanë. “Nuk mund të ndërhyjmë,” më thanë.

“Pronari s’është aty. S’hyjmë dot në shtëpinë e tjetërkujt.” Kjo qe ajo që shpresoja,

çka dëshiroja të më thoshin, pra të pranonin se nuk kishin të drejtë.

Ta linin të qetë kanatën, ta linin të gërvinte prej erës që frynte mbi oborr

mbi sternat e zbrazëta me kërmij e hardhuca,

me akrepë, me çikrikë të zbrazët, me xhama të thyer. Ajo gërvimë

më jep argument, ajo ma mundëson gjumin gjatë natës.

Shkurt 1969

Yannis Ritsos

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: