Arber Zaimi

Postskript

In Përkthime, Vjersha on 11 Korrik, 2015 at 12:54

G. Seferis

 

Por sytë e tyre janë të gjithë të bardhë, pa qerpikë

dhe krahët e hollë si kallamishte.

 

Zot, jo me këta njerëz. Unë kam njohur

zërat e fëmijëve në agim

kah zbresin vrik rrëpirat e bleruara

të lumtur si bletë, të lumtur si flutura

me aq shumë ngjyra.

Zot, jo me këta njerëz, zërat e tyre

nuk mbërrijnë as të dalin prej gojës –

mbeten aty të ngjitur pas dhëmbëve të tyre të verdhë.

 

Të tuat janë deti dhe era

me një yll që varet në përjetësi.

Zot, ata nuk e dinë se ne jemi

ajo çka jemi në gjendje të bëhemi

i shërojmë plagët me barishtet tona

që i gjejmë në rrëpirat e bleruara,

në rrëpirat këtejpari, jo nëpër të tjera;

që ne marrim frymë siç jemi të aftë të marrim frymë

me një lutje të vogël çdo mëngjes

që arrin gjer në brigje duke kapërcyer

humnerat e mbamendjes –

Zot, jo me këta njerëz. U bëftë vullneti yt tjetërqysh.

 

11 shtator 1941

 

Para pushkatimit në Kondomari, Kretë, qershor 1941

Para pushkatimit në Kondomari, Kretë, qershor 1941

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: