Arber Zaimi

Njerëzit, emrat…

In Përkthime, Vjersha on 24 Gusht, 2015 at 13:49
Vizatim i një fëmije italian

Vizatim i një fëmije italian

Këta njerëz që flasin

në emrin tonë, që thonë

se na përfaqësojnë, këta njerëz prej

të cilëve ekranet televizive na tregojnë

përditë fytyrat, prej të cilëve gazetat

komentojnë përditë fjalët

këta njerëz seriozë që diskutojnë me

gravitet demokracie për reforma për

republika të para e të dyta, për një gjë

që quhet dydhomësh, këta njerëz të obsesionuar prej të cilëve

njohim mirë emrat e fytyrat – këta njerëz

a i njohin emrat edhe fytyrat e tetëdhjetepesë

burrave, grave, fëmijëve të mbytur në kanalin e Otrantos në

një anije të quajtur “I katërti i Radës”? A ua mbajnë mend këta

njerëz emrat, fytyrat, thirrmat, paqartësitë, klithmat,

heshtjen? Nuk e ndjejnë në ëndrrat e tyre mbylltinën e ujit mbi

trupa? Këta njerëz që mbajnë shiritin trengjyrësh, këta administratorët dhe

ministrat e vdekjes, ky ministri i dhjamur i mbrojtjes a i luftës, këta unë i mbaj

juridikisht, moralisht dhe politikisht të përgjegjshëm për vdekjen e

atyre njerëzve të tjerë prej të cilëve nuk i mbajnë mend emrat – emra të huajsh, që kuptohen

keq, të vështirë për t’u shqiptuar, shqiptarë. Ata emra pa dëshmi, ata trupa

të braktisur nxitimthi në det do të kërkojnë emra të tjerë që mungojnë, trupa të tjerë – qysh tash mungon

njëri syresh për të dëshmuar, ai i një komandanti korvete që paska rënë në mënyrë të mistershme në det…

Giorgio Agamben, 1997

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: