Arber Zaimi

Antelegji

In Vjersha on 15 Shtator, 2015 at 07:59

 

Nëna e Leminkainenit - Akseli Gallen-Kallela, 1897

Nëna e Leminkainenit – Akseli Gallen-Kallela, 1897

 

Ti qesh sepse e di, moj vajzë e rritur

Se atje në dritë ku qeshin gjërat

E gjalla, ai mirëmëngjesi yt i fundit, hidhësirë

Pra e di se ku qeshjet e tua, ku

Qeshjet e tua luksoze e të sheqerosura

T’i qeshësh, madje edhe dashnori më

Profesionist s’mund të t’i vjellë

Ato qeshje nëpër leshra e në qerpikë

E të t’i copëtojë me shpejtësi e ashpërsi

Mbi tëmthat e ballin edhe faqet

E thara, të t’i zaptojë e t’i infektojë

Me sëmundjen e madhe, gjersa një terr

I hidhur të sjellë shtangie në sytë e tu që qeshin.

 

Qeshesh, dhe dëshiron të të tregoj ndonjë

Ndodhi të re, ndërkohë që të duket

E hidhur të përfytyrosh ditë

Të afërta që gëzimi ia rrëmben

Përrallave, o shpirt i neveritshëm, përrallave

Që gjithkush ty t’i tregon vijimësisht

Ato përrallat madhështore e solemne

Me hidhërime të mëdha, me ndyrësi

Që tash ngjajnë shumë të lumtura, e që

Ti qesh për t’i larguar prej zemrës, të gjitha

Si zëra dreqërish të mëdhenj që për t’i larguar

Prej shtëpisë së dikurshme, për t’i hequr

Dreqërit prej saj ia rrëzove edhe muret.

 

Qesh edhe për gëzimin

Jetësor të një supermarketi të madh

Plot me ngjyra, me zbukurime të reja me

Zhveshje të reja, në një autostradë të lumtur

Në orën e mesditës, dhe gjithë ato gjëra

Mendon se janë duke u rritur në

Dritë të vërtetë, njësoj si pemët

E mbjella në pyll? Por s’duhet të qeshësh.

Lërmë të ta ndal qeshjen, o shpirt arrogant,

Me shpejtësi, me një shtupë që i ndal

Gjithë qeshjet e tua, a thua se dje

Po të mundja, do i kisha ndalur të gjitha

Që të mos vinin në gojën time, kështu ti, e hidhur.

Ndoshta arrin të qash: nëse qan, qoftë edhe prej gëzimit,

Kjo më mjafton. Është e rëndësishme që

Qielli të të dalë krejtësisht jashtë zemre, se

Kohë s’ka më. A s’është vallë kjo qeshja e fundit?

Unë isha i hidhur, ti ishe solide, e ashpër, e rreptë.

 

Do të vijë lufta, me krahë të hapur

Dhe ti do ta dëgjosh moj vajzë e rritur, tek vjen.

Ajo nuk do të kthehet përditë te ty, por menjëherë

Do të të thotë gjithçka; pra mbylli sytë

Do të jetë njësoj si të ulërasësh një lutje

Të thjeshtë, për një kohë të shkurtër

Deri sa të vijë një mesditë tjetër

Që ndoshta do të jetë më e kripur dhe më e gëzuar

Befasisht do të ndodhë, por me vetëdije të plotë,

Që krejt kuptimin do dish t’ia harrosh. Shumë rrallë

Do të ecim në atë shteg të papërzgjedhur

Të ku e di se çfarë lumturish të planifikuara. Përgjatë

Lumenjve më të errët do të heshtim

Nën melodinë bezdisëse të këngëve më të reja

Por fjalët e këngëve do të na detyrojnë

Të ndjekim kuptimin e tyre.

 

Do heshtim sepse nuk duam që këngët

Të mund të na i qeshin shpirtrat tanë drejtpërdrejt

Së paku jo aq shumë. Ti do mbyllësh dhe sytë;

Vdekjen e shëmtuar do ta përfytyrojmë si një jetë të

Kthjellët. A thua se ti shumë rrallë

Do shfaqje interes për dështimet e mia

Dhe unë do të urreja me gjithë shpirt. Qaj tani. Thuajse s’qesh më.

Do dalim prej një shtëpie të madhe e prej një qyteti

Të stërpopulluar. Dhe do të jesh e detyruar

Që në ditët e zakonshme të shkosh bashkë me mua

Në azile ku pleqve të pamundur t’ua vjedhim

Ushqimin, atë ushqimin që ua gatuajnë ateistët

Që është thuajse i zi, plot me aroma, mbështjellë me qese të kuqe

Me shirita të gjelbër. Nëse kjo s’të pëlqen mirë; e nëse të pëlqen

Pra nëse të duket shumë e gëzueshme, atëherë

Ke për të shkuar atje pa mua, duke qeshur

O shpirt i neveritshëm, dhe nuk do kthehesh në shtëpinë e madhe

E unë, a thua se do isha i shëndetshëm

Do shikoj realisht heshtjen tënde të ashpër

Doemos kuptimplotë,

Si ato ushqimet e kripura, ato ushqimet e stërmëdha

Që përgatisin ateistët e lumtur arrogantë.

Reklama
  1. Jo.Nuk dua mw asnjw histori.
    As pwrrallw
    Tw dua Ty.Tw gjallw.
    Shputwn twnde nw ballin tim..
    Shputwn twnde,shpatullwn,rropullitw
    Sytw e pashpirt tw kasapit qw je
    Dhe cila hyrje
    Cilat shkallw
    Cilat gra do ma hapnin portwn
    Ku tw shkoj
    Ku tw rri
    Ku wshtw ky vend
    Si tw ta shuaj kwtw krrupw,qw tw ndizet si tw jesh Zot
    Tw fshihem mbrapa kafkws me bukw peshku dhe tw bwj ..ta…kwtw do
    Tw ngulem aty gjersa tw mw pwrzwnw
    Do mw pwrzinin dhe qw aty..
    Atwherw ku
    Ku pra,duke tw ndjekur si bushtwr
    Cili vwnd i thjeshtw,i pamallkuar,wshtw yni

    Me mw tw thellin zw,ngrihem..,pa ditur ku je
    Dhe ku je
    Dhe ku

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: