Arber Zaimi

S’ka krim më të madh se sa të largohesh  

In Përkthime, Vjersha on 10 Tetor, 2015 at 13:37

 

Max Ernst - Murdering Airplane, 1920

Max Ernst – Murdering Airplane, 1920

S’ka krim më të madh se sa të largohesh.

Te miqtë, në ç’gjë mbështetesh? Jo tek ajo që bëjnë.

Se kurrë nuk mund ta dish se çfarë do bëjnë. Jo tek ajo që janë.

Ajo

Mund të ndryshojë. Vetëm tek kjo: tek fakti që nuk do të largohen.

Ai që s’mundet të largohet, nuk mundet as të rrijë. Ai që ka një pasaportë

Në xhep – a do të rrijë kur t’ia nisë mësymja? Ndoshta

Nuk do të rrijë.

Në shkofshin gjërat keq me mua, ndoshta do të rrijë. Por nëse gjërat

Shkojnë keq me të, ndoshta do të largohet.

Luftëtarët janë njerëz të gjorë. Ata nuk munden të largohen. Kur

Sulmi

Nis ata nuk mund të largohen.

Ai që rri njihet. Ai që u largua nuk u njoh. Çka u largua

Ishte e ndryshme prej asaj çka ishte këtu.

Para se të shkojmë në betejë unë duhet të di: mos vallë ke një pasaportë

Në xhep të xhaketës? Mos vallë po të pret ndonjë aeroplan ndanë

Fushëbetejës?

Sa humbjeve je gati t’u qëndrosh? A mund të të të dërgoj

Diku tjetër?

Epo mirë pra, le të mos shkojmë në betejë.

Reklama
  1. O SI NUK KAM NJE GRUSHT TE FUQISHEM

  2. Denohet me shtate vjet burg manjakja qe perndiqte,burrin e gruas,burrin e te gjitha grave

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: