Arber Zaimi

Pyetjet

In Përkthime, Vjersha on 12 Tetor, 2015 at 16:57
Hugo Simberg - Engjëlli i plagosur

Hugo Simberg – Engjëlli i plagosur

Shkruamë çfarë ke veshur. A je ngrohtë?

Shkruamë si po fle. A është shtrati i butë?

Shkruamë qysh po dukesh. A je e njëjta?

Shkruamë çka të mungon. A është krahu im?

 

Kallzomë: a po të lënë vetëm?

A mund t’ia dalësh? Cili do jetë hapi i tyre i radhës?

Çfarë po bën? A është ajo çka duhet bërë?

Për çka po mendohesh? Mos vallë për mua?

 

Pyetjet janë gjithë çka mund të të jap dhe

Përgjigjet i pranoj si të jenë, se s’kam ç’bëj ndryshe.

Në qofsh e lodhur, unë s’mundem të të ndih;

Në qofsh e uritur, s’mundem të të ushqej. Pra, është sikur

Të mos isha në këtë botë, sikur të mos ekzistoja.

Është sikur të të kisha harruar.

 

B. Brecht

Reklama
  1. Do qaja me ngashwrim
    Mbi katwr pwllwmbw Tokw
    jo se qe e jotja
    jo se qe e imja
    jo se qe Jona
    Po Do Qaja Me Ngashwrim
    Pwr tw tjerw mbi tokw
    Dhe Do qaja pwr Ata Pwrfund Tokws
    …Sepse Ata Qenw Mw Tw Mirw
    se ne
    Qenw aq tw Thjeshtw e Tw Ngrohtw
    Qenw Tw Bukur
    Dhe Nuk Thanw Asnjw Fjalw
    Nuk Kwrkuan Asgjw Nw Kwmbim
    U Falwn

    ..Nwse Je
    nwse je Vwrtet ti
    Kwtw Nuk Di Mw Ta Dalloj
    Di qw unw jam
    jam shtrirw nw kurriz
    duke Pyetur Hijet
    dhe duke i Shtrwnguar nw Krahw
    Cfardo qw tw Thonw
    kur tw jetw prapw Mwngjes
    Cfardo qw tw mw thonw..,duke mw Thirrur nw emwr
    kur tw jetw prapw
    Mwngjes
    U Shtrwngofshim Nw Krahw

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: