Arber Zaimi

Kur keqbërja vjen si shiu që bie

In Përkthime, Vjersha on 14 Tetor, 2015 at 16:55

 

Georg Grosz - Klub nate në Berlin

Georg Grosz – Klub nate në Berlin

Bertolt Brecht

Si ai që sjell një letër të rëndësishme në sportel pas orarit të punës: sporteli është tashmë i mbyllur.

Si ai që përpiqet të lajmërojë qytetin se po vjen një përmbytje, por flet një gjuhë tjetër. Ata nuk e kuptojnë.

Si një lypës që troket për të pestën herë në një derë ku katër herë rresht i kanë dhënë diçka: por herën e pestë është i uritur.

Si ai të cilit po i rrjedh gjaku prej një plage dhe që po pret mjekun: gjaku vazhdon që t’i rrjedhë.

Kështu jemi ne që vijmë të raportojmë për të ligat që po bëhen ndaj nesh.

Herën e parë kur raportuam se shokët tanë po thereshin pati një klithmë prej tmerri. Pastaj u therën njëqind. Por kur u therën një mijë dhe therja nuk po mbaronte, një mbulojë prej heshtje ra.

Kur keqbërja vjen si shiu që bie askush nuk thërret “ndal!”

Kur krimet nisin të grumbullohen njëri mbi tjetrin bëhen të padukshëm. Kur vuajtjet bëhen të padurueshme klithmat nuk dëgjohen më. Edhe klithmat nisin të bien si shiu në verë.

Reklama
  1. pema e arres ne tetor

    pema e arres kete tetor do jete sherimi i tyre
    sepse ata jane njimend te semure
    ata vuajne te njejten semundje
    vetem se ajo duhet te ndjeje semundjen e tij,jo semundjen e saj
    ……
    dhe ai duhet te ndjeje semundjen e tij,jo semundjen e saj
    jo semundjen e saj
    se ajo kshu e ka mesuar ate
    e megjithate
    pema e arres do t.i sheroje

    dhoma
    ………………….
    dhe dhoma do jete e vjeter
    po muret do jene te gjelbra
    dhe shtrojat askush s.do t.i shohe
    Sepse Ata kane Ngjyren e Tyre

  2. po ne fillim do te qelloj me grusht
    neser,pasneser,paspasneser,cilendo dite te qelloje

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: